Почетна » Промоција на безбедна училишна средина » Водич за родители » UDHËRRËFYES


UDHËRRËFYES ROLI I PRINDËRVE NË PARANDALIMIN DHE PËRBALLJEN ME DHUNËN NË SHKOLLA

Çdo fëmijë ka të drejtë të jetojë pa dhunë, eksploatim dhe keqpërdorim. Kjo është arsyeja pse në vendin tonë mbrojtja e fëmijëve është në radhë të parë e garantuar nga Konventa për të drejtat e fëmijës, e cila detyron shtetet nënshkruese të ndërmarrin të gjitha masat e duhura ligjvënëse, administrative, sociale dhe arsimore për të mbrojtur fëmijët nga të gjitha format e dhunës. Mirëqenia e fëmijëve dhe siguria e tyre janë me rëndësi të madhe për të gjithë, respektivisht për prindërit, shkollën, komunitetin. Megjithatë, kemi ende fëmijë të cënuar, fëmijë që kanë përjetuar trauma dhe kanë përvoja negative në fëmijëri për shkak të një forme të caktuar të dhunës. Familja bashkëkohore po përjeton ndryshime të thella në strukturën, funksionimin dhe dinamikën e saj, duke u përballur me kriza në disa nivele si varfëria, diskriminimi, dhuna, përjashtimi social, divorci. Por pavarësisht gjithçkaje, fëmijët janë ende të njëjtë dhe kërkojnë shumë dashuri, kujdes dhe vëmendje nga prindërit.

Në një botë ku fëmijët rriten së bashku me familjen, shkolla duhet të jetë gjithashtu një vend i sigurt dhe mbështetës, ku çdo fëmijë mund të zhvillohet dhe të mësojë në një mjedis stimulues dhe të sigurt. Por për fat të keq, realiteti e vë komunitetin përpara sfidës së parandalimit dhe trajtimit të dhunës në shkolla.

Fëmijët kalojnë 6 deri në 8 orë në ditë në shkollë ose mbi 200-250 ditë në vit. Koha e kaluar në shkollë është e gjatë, dhe mësimi dhe përvoja e jetës e fituar në shkollë është një nga më të vlefshmet.

PDF...