Njoftim dhe thirrje për pjesëmarrje në  trajnim bazik  gjithpërfshirës 4-ditor për Arsim paqësor

 

Çfarë do të thotë për ju Paqja? Sa herë e pyesim veten, si kontribuoj unë si individ për paqen në mjedisin tim?

Sa herë keni dëshiruar dhe imagjinuar se si do të ishte kur  dhunës, konflikteve, keqkuptimeve do tu qasemi nga një kënd tjetër, nga pikëpamja e mundësisë së ndryshimit, rritjes dhe zhvillimit? A është një utopi?

Si ta zhvillojmë dhe përmirësojmë besimin dhe komunikimin e ndërsjelltë? Si ta kuptojmë se çfarë është dhuna? Si duhet të veprojmë në konflikte që të mos kthehen në dhunë? Si mund të mbështetemi së bashku në ndërtimin e një shoqërie demokratike ku paqja është vlera kryesore?

***

 Arsimi paqësor (AP) ose arsimi për paqe, sot, në kohën e krizës globale dhe pasigurisë, ngjall interes gjithnjë më të madh. Ajo promovon njohuri, shkathtësi dhe qëndrime që mund tu ndihmojnë njerëzve që ti transformojnë konfliktet në mënyrë paqësore, të ndërtojnë shoqëri më të drejta, dhe në mjediset ku ata jetojnë të krijojnë kushte për paqe pozitive. Vlerat kryesore të arsimit paqësor, të tilla si jo-dhuna dhe drejtësia sociale, janë themeli i ndryshimit të dëshiruar shoqëror për respektimin e të drejtave të njeriut dhe për ndërtimin e besimit.

Në kuadër të Programit të Arsimit paqësor të implementuar nga Ambasada e fëmijëve Megjashi, e cila këtë vit e jeton vitin e 23të,  ne vazhdojmë të organizojmë trajnime për arsim paqësor për shkolla ​​të reja dhe mësuesit/et. Në koordinim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, dhe në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit nr. 13-7460/2 nga data 09.08.2022, në periudhën prej 5 deri më 8 korrik të vitit 2023, organizojmë  trajnim bazik për arsim paqësor për 20-22 mësues dhe mësuese si dhe bashkëpunëtorë profesionalë nga 10 shkolla të reja të mesme. (nga dy përfaqësues/e nga një shkollë) nga e gjithë Maqedonia që duan t'i bashkohen "familjes" së shkollave paqësore.

 

 



RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021

ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RINJ

AMBASADA E PARË E FËMIJËVE NË BOTË MEGJASHI - REPUBLIKA E MAQEDONISË


Përmbledhje e gjetjeve nga puna e SOS linjës telefonike për fëmijë dhe të rinj në vitin 2021

Edhe në vitin e kaluar 2021, SOS telefoni binte shpesh. Një vërejtje e përgjithshme, ky raport vjetor vë në dukje edhe numrin e vogël të fëmijëve që na kanë kontaktuar dhe për këtë arsye është e nevojshme të punohet për inkurajimin e fëmijëve dhe të rinjve që të telefonojnë për t'u informuar ose për të raportuar shkeljet e të drejtave të tyre.

Ne vazhduam punën në kushtet me pandeminë Covid duke devijuar telefonatat dhe duke mos shkaktuar asnjë ndërprerje në ofrimin e shërbimeve tona.

Tendenca e vazhdimit të raportimit të problemeve gjatë vizitës së fëmijëve nga prindër të divorcuar dhe mosrespektimi i vendimit të Qendrës për Çështje Sociale sërish vendoset lartë në kategorinë e problemeve. Të dhënat tregojnë se shkeljet e të drejtave të fëmijës gjatë procedurës së divorcit janë një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen fëmijët dhe familjet e tyre dhe kjo tregon se nevojitet rregullim më i mirë e më cilësor i marrëdhënieve familjare dhe kërkon më shumë vëmendje dhe mbështetje nga ana e institucioneve kompetente me qëllim që të parandalohen shkeljet e mëtejshme të të drejtave të fëmijëve. Në të njëjtën kohë, ka probleme që paraqiten gjatë dhënies së kujdestarisë, si dhe pagesës së alimentacionit. Përveç të drejtës së fëmijës për t'u takuar me njërin nga prindërit, kemi raportime për shkelje të të drejtave të fëmijës për të parë persona nga familja e gjerë (gjyshërit, halla, xhaxhai, kushërinjtë...).

Sikur e padukshme krahasuar me format tjera të dhunës, dhuna emocionale ndodh shumë shpesh dhe është po aq e rrezikshme sa edhe çdo formë tjetër dhune. Spektri i abuzimit emocional është i gjerë dhe ndodh kur për fëmijën nuk kujdesen, kur fëmija nuk inkurajohet të zhvillohet, kur neglizhohet, refuzohet, injorohet, detyrohet, ndëshkohet, pengohet të lidhet me njerëzit e tjerë rreth tij... Abuzim emocional paraqet edhe rasti kur fëmija është dëshmitar i dhunës fizike ose dhunës tjetër. Abuzimi seksual i fëmijëve nuk përjashtohet as në këtë raport vjetor. Perspektiva e jetës së fëmijëve në Maqedoni ndikohet nga ekspozimi i tyre ndaj varfërisë. -Shumë fëmijë dhe familjet e tyre jetojnë në kufijtë e ekzistencës dhe të drejtat e këtyre fëmijëve rrezikohen seriozisht. Kur flasim për nevoja thelbësore, flasim për ekspozimin ndaj kushteve të jo-përshtatshme të jetesës që pengojnë rritjen dhe zhvillimin optimal të fëmijëve. Varfëria dëmton fëmijët edhe nëpërmjet efekteve negative në familjet e tyre, duke mos u kushtuar vëmendje të mjaftueshme fëmijëve nga prindërit të cilët janë të detyruar të punojnë disa punë, fëmijët shpesh shtyhen ose i shtynë në lypësi dhe kështu rritet mundësia për t’u bërë viktimë e formave më të rënda të abuzimit.

Dhuna vazhdon të mbetet realitet për fëmijët në Maqedoni. Të dhënat e raportit tregojnë se shumë fëmijë janë të rrezikuar nga dhuna, që ndikon në zhvillimin e tyre optimal psiko-fizik. Ndëshkimi trupor ende dominon si mënyrë e rritjes së fëmijëve, pa mos pasur vetëdije mbi  gjurmët psikologjike që dhuna lë tek fëmijët gjatë gjithë jetës.

Ruajtja e shëndetit mendor është po aq e rëndësishme si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët. Procedurat e divorcit dhe mosmarrëveshjet midis prindërve të fëmijëve janë shkaku më i zakonshëm i ankthit dhe frikës tek fëmijët. Ankthi tek fëmijët mund të ndodhë edhe si pasojë e ndryshimeve të mëdha në jetën e tyre, si shpërngulja në shtëpi të re, të jetuarit vetëm me një prind, ndryshimi i shkollës etj.

më shumë...



AloBushavko është web faqja e re e SOS telefonit për fëmijë dhe të rinjAlo Bushavko, platforma e re për komunikim e SOS telefonit për fëmijë dhe të rinj, ka për qëllim të ofrojë kanal të ri komunikimi për fëmijët dhe të rinjtë – komunikim me shkrim drejtpërdrejt: çet ose nëpërmjet postës elektronike. Duke kuptuar se jo çdokush dëshiron menjëher të hyjë në komunikim Alo Bushavko do të ofrojë edhe mbështjete të ndryshme komunikimi – përmbajtje në tema të ndryshme në interes të fëmijëve, të rinjve por edhe të të rriturve në të cilat do të ofrohen sqarime për ndonjë dukuri, problem, arsyet pse paraqiten si dhe këshilla dhe udhëzime çfarë mund të bëhet. 
Platformën ende e rregullojmë, por do të çmojmë shumë nëse gjeni kohë, e vizitoni, e shfletoni dhe na jepni vërejtjet, sugjerimet dhe mendimet tuaja se si ju duket. Veçanërisht do ta çmojmë mendimin nga fëmijët dhe të rinjtë! Na vizitoni 

Alo Bushavko: Shoku yt kur ke problem

(alobushavko.mk)



 

Raport gjysmë vjetor për punën e linjës telefonike SOS për fëmijë dhe të rinj – 2021

 

 

 

+389 (0)70 390 632

+389 (0)2 2465 316

sos@childrensembassy.org.mk

https://www.facebook.com/megjashi/ 

 http://www.childrensembassy.org.mk/

 

Puna e telefonit SOS bazohet fuqishëm në parimet e Konventës së OKB-së për të drejtat e fëmijëve që i theksojnë të drejtat e fëmijëve për privatësi dhe mbrojtje nga cenimi. Qëllimi i telefonit SOS për fëmijë dhe të rinj është që t’u sigurojë mbështetje fëmijëve që kanë nevojë, të sigurojë forum për ndarje të informatave dhe mbështetje, mbështetje gjatë përfaqësimit dhe lobimit, provim të të drejtave të fëmijëve dhe promovim të linjës SOS si media për mbështetje të fëmijëve.

Megjashi është anëtare e rrjetit global të linjave SOS Child Helpline International (CHI), dhe në punën e saj e shfrytëzon metodologjinë e evidencës së rrjetit. Megjashi merr pjesë në anketat vjetore që i realizon CHI ndërmjet anëtarëve të tyre mbi bazën e të cilave përgatit raport që mund shërbejë si mjet për përfaqësimin e të drejtave të fëmijëve para qeverive, si dhe ta avancojë punën e linjave, anëtare të rrjetit.

 

rezyme të raportimeve

  

Gjatë gjysmëvitit të parë të vitit 2021, në linjën SOS për fëmijë dhe të rinj janë zgjidhur gjithsej 151 raste (raportime). Me këto raste janë realizuar kontakte plotësuese, me qëllim për të qenë në komunikim të vazhdueshëm dhe në rrjedhë me ngjarjet në zgjidhjen e problemit.

Gjithsej 223 fëmijë dhe të rinj janë përfshirë me raportimet, e prej tyre 99 janë meshkuj, 100 fëmijë femra, e për 24 fëmijë nuk njihet gjinia. Krahasuar me gjysmëvitin e parë të vitit 2019 (50 raportime) dhe 2020 (115), numri i raportimeve është rritur për tri herë në krahasim me vitin 2019, përkatësisht për një të tretën në krahasim me vitin 2020.

 

Numri i raportimeve/lëndëve (rasteve)

Numri i fëmijëve të përfshirë në raportimet/lëndët

Numri i kontakteve kthyese të realizuara me raportimet

151

223

226

 

Edhe këtë vit numri (fiks) administrativ i Ambasadës për fëmijë Megjashi ishte kanali komunikues i shfrytëzuar më së shumti, më saktësisht janë pranuar 133 raportime përmes këtij numri.

 

 

                Numri më i madh i fëmijëve ose 197 jetojnë në mjedis urban, ndërsa 20 fëmijë jetojnë në mjedise rurale, 6 është e panjohur. Numri i raportuesve nga mjediset rurale, si në vitet paraprake, mbetet shumë i vogël në lidhje me numrin e raportuesve nga mjediset urbane. Një prej shkaqeve për këtë mund të jetë edhe mosinformimi i njerëzve që jetojnë në mjedise rurale në lidhje me të drejtat e fëmijëve, mënyrën dhe procedurën për mbrojtjen e tyre, si dhe promovimi i pamjaftueshëm i linjës SOS në këto mjedise. Sigurisht, në mesin e shkaqeve është edhe fakti që shumica dërmuese e popullatës jeton në mjedis urban.

 

                Për 223 fëmijë ekziston shkelje e mundshme e një ose më shumë të drejtave të fëmijëve. Shkeljet më të shpeshta i referohen kategorisë së marrëdhënieve familjare (shkelja e të drejtës së fëmijës për t’u takuar me njërin prind gjatë procedurave të divorcit dhe mosrespektimi i vendimeve të qendrave për punë sociale), e pastaj menjëherë janë raportimet për shkelje të të drejtave të fëmijës gjatë dhunës (dhunë bashkëmoshatarësh (buling), dhunë fizike, dhunë mendore/emocionale, neglizhencë (moskujdes), dhunë seksuale). Në vendin e tretë për nga shpeshtia është shkelja e të drejtës së qasjes në institucione, shërbimet sociale, shëndetësore dhe shërbime të tjera, pastaj problemet lidhur me shëndetin mendor, shkollën dhe shëndetin fizik. Në shumicën e raporteve, problemi i raportuar është kompleks dhe mund të regjistrohet në disa kategori, kështu që numri i fëmijëve të prekur sipas kategorisë së problemit është më i madh se numri i fëmijëve të përfshirë të cilëve u referohen raportimet, sepse një fëmijë numërohet më shumë se një, përkatësisht nga numri i kategorive në të cilat është regjistruar problemi.

 

Shkeljet e para më të shpeshta të të drejtave të fëmijës sipas kategorisë së problemit të cilit i referohet raportimi

 



RAPORT VJETOR PËR PUNËN E SOS LINJËS PËR FËMIJË DHE TË RINJ TË MEGJASHI

 2020 

 

02 2465 316, 070 390 632

sos@childrensembassy.org.mkinfo@childrensembassy.org.mk,

fb – first children`s embassy in the world

https://www.facebook.com/megjashi/

http://www.childrensembassy.org.mk/

 

 

Përgatitur nga: Violeta Ilioska, Psikologe në SOS linjën dhe

Jordanka Çerepnalkova-Trajkoska, Koordinatore e SOS linjës

 

Ky raport financiarisht mbështetet nga Qeveria e Suedisë. Përgjegjësinë për përmbajtjen e mban tërësisht Megjashi. Qeveria e Suedisë nuk është patjetër të pajtohet me qëndrimet dhe interpretimet e shprehura në këtë raport.

 

 

MIRËNJOHJE                    

 

Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë Megjashi - Republika e Maqedonisë dhe veçanërisht ekipi i linjës telefonike SOS për fëmijë dhe të rinj dëshiron të shprehë mirënjohjen e tyre të sinqertë për të gjithë ata që na dhanë besim gjatë këtij viti specifik për njerëzimin, duke na u drejtuar në lidhje me problemet që prekin fëmijët dhe të rinjtë. Ne i falënderojmë që na njohën si një vend ku mund të dëgjohen, kuptohen dhe këshillohen dhe kështu na mundësuan të përmbushim misionin tonë si një organizatë: krijimi i një bote më të mirë për çdo fëmijë.

Falënderime të veçanta për vullnetarët tanë të kaluar dhe të tanishëm, të cilët me shumë përkushtim  i kushtojnë aftësitë, njohuritë dhe kohën e tyre në punën e SOS telefonit.

Gjithashtu falënderojmë të gjithë bashkëpunëtorët tanë që ju drejtuam gjatë mbështetjes së thirrësve tanë për këshillë, mbështetje ose zgjidhje më të përshtatshme. Që mos të harrojmë  askënd, falënderojmë Koalicionin për Gjykim të Drejtë, Shoqatën e Avokatëve të Rinj Maqedonas, Qendrën e Krizave Nadezh, Urdhëri i misionarëve të bamirësisë së Nenë Terezës, EPQNPS Shkup dhe veçanërisht ekipin për  ndërhyrje, SIA Shkup, SIA Ohër, Avokatin e Popullit.

më shumë...



RAPORT ALTERNATIV PËR GJENDJEN ME TË DREJTAT E FËMIJËVE NË MAQEDONI

– NGA KËNDVËSHTRIMI i FËMIJËVE

Shkup, nëntori 2020

PARAFJALA

Raporti para jush është puna e një ekipi fëmijësh, të moshës 12 deri 17 vjeç, të cilët pranuan ftesën e Ambasadës së Parë të Fëmijëve në Botë - Megjashi për të marrë pjesë në procesin e përgatitjes së raportit. Këta nxënës dhe shkollat e tyre ishin pjesë e aktiviteteve të Ambasadës së Fëmijëve - Megjashi në kuadër të projekteve "Le të marrim të drejtat në duart tona", "Forcimi i aftësive të fëmijëve për parandalim të dhunës" dhe Programit të Edukimit për Paqen, përmes të cilit ata fituan njohuri kryesore për të drejtat e fëmijëve

Procesi i përgatitjes së raportit u organizua në dy faza: faza e hulumtimit dhe faza e shkrimit të raportit. Gjatë fazës së hulumtimit (maj-korrik 2020), u hartua dhe u zhvillua një pyetësor mbi situatën e të drejtave të fëmijëve, i cili siguroi të dhëna gjithëpërfshirëse për disa aspekte të jetës së fëmijëve në vend, problemet me të cilat përballen fëmijët dhe gjërat të cilat ata mendojnë se duhen përmirësuar. Pyetësori u shpërnda në internet në maqedonisht dhe shqip, dhe u plotësua nga 1,077 fëmijë në të gjithë vendin, të moshës 12 deri në 17 vjeç. Gjithsej tridhjetë nxënës nga 11 shkolla fillore dhe të mesme në Veles1 , Vinicë2 , Gostivar3 , Dibër4 dhe Shkup5 morën pjesë në hartimin, pilotimin dhe implementimin e pyetësorit. Trembëdhjetë nxënës nga ky grup vendosën të përfshihen në fazën tjetër - duke shkruar raportin. Më shumë informacion në lidhje me hulumtimin mund të gjeni këtu.

Në fazën e dytë të procesit (korrik-tetor 2020), u mbajtën online takime dhe punëtori të vazhdueshme me fëmijët, në mënyrë që të përmirësohen njohuritë e tyre mbi Konventën për të Drejtat e Fëmijëve dhe procesin e raportimit para Komitetit të KB për të Drejtat e Fëmijëve. Shumica e takimeve ishin mbi 1 ShMK “Koço Racin” dhe ShMPK “Dimitrie Çupovski” ShMPK “Dimitrija Çupovski” 2 ShMK “Vanço Prke” dhe ShFK “Slavço Stojmenski” 3 ShMK “Gostivar” dhe ShMEK “Gostivar” 4 ShMK “28 Noevmri” dhe ShFK “Said Najdeni” 5 ShMQSh “Nikola Karev”, ShMQSh “Zef Lush Marku” dhe ShFK “Stiv Naumov” 6 përgatitjen e raportit, duke përfshirë përzgjedhjen e temave, ndarjen e detyrave për shkrim midis fëmijëve, redaktimin e teksteve dhe hartimin e raportit. Fëmijët përgatitën raportin duke reflektuar në gjetjet e hulumtimit mbi gjendjen e të drejtave të fëmijëve, por gjithashtu bazuar në përvojën e tyre personale dhe të bashkëmoshatarëve të tyre.

Përvoja që ekipi i Ambasadës së Fëmijëve Megjashi e fitoi me mentorimin e këtij grupi nxënësish është e paçmuar; jo vetëm për punën tonë si avokatë për të drejtat e fëmijëve, por edhe më shumë, për angazhimin dhe zbatimin tonë të parimit të pjesëmarrjes së fëmijëve në proceset e vendimmarrjes për gjëra të rëndësishme për ta.

Ky raport përmban njohuri të hollësishme dhe të thelluara të fëmijëve në situatën me të drejtat e fëmijëve në vend dhe rekomandime të sakta për tejkalimin e problemeve dhe mangësive. Prandaj, vlerësojmë se këtë raport duhet doemos ta lexoj secili që interesohet për mirëqenien e fëmijëve dhe promovimin e të drejtave të tyre.

Jordanka Çerepnalkova-Trajkovska dhe Vaska Bojaxhi

Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë – Megjashi

13 tetor 2020, Shkup

HYRJE

Autore: Magdalena Petrovska dhe Julita Postolova

Përshëndetje, ne jemi fëmijët nga ekipi i Ambasadës së Fëmijëve Megjashi dhe si pjesëmarrës në këtë projekt për të drejtat e fëmijëve, si dhe me zbatimin e pyetësorit kemi fituar shumë njohuri të reja, përvoja të reja dhe miqësi të reja.

Para kësaj pandemie globale, ne fëmijët së bashku me ekipin e Ambasadës së Fëmijëve Megjashi qëndronim në qytete të ndryshme, ku kishim punëtori për të kuptuar më mirë të drejtat e fëmijëve.

Duhet të pranojmë që ne vetëm pjesërisht dinim për të drejtat e fëmijëve dhe gjithashtu kuptuam se ata shpesh shkelen me ose pa vetëdije. Por edhe gjatë pandemisë, ne fëmijët me ekipin e Megjashit vazhduam të krijojmë kontakte nëpërmjet online takimeve në platformën Zum. Kemi marrë pjesë në mënyrë aktive në hulumtimin për situatën me të drejtat e fëmijëve në Maqedoni duke realizuar një pyetësor për të drejtat e fëmijëve.

më shumë ...


ANALIZA E ZBULIMEVE NGA HULUMTIMI PËR GJENDJEN ME TË DREJTAT E FËMIJËVE NË MAQEDONI
Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë Megjashi – Republika e Maqedonisë

 

 

PDF...



PDF



 

28 VITE TË EKZISTIMIT DHE VEPRIMIT TË AMBASADËS TË PARË PËR FËMIJË NË BOTË MEGJASHI – 28 VITE BOTË MË E DREJTË PËR FËMIJËT 

Ambasada e parë për fëmijë në botë MEGJASHI është organizata më e vjetër qytetare në Republikën e Maqedonisë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, e themeluar më 29 Prill 1992 nga ana e Gordana Pirkovska Zmijanac dhe Dragi Zmijanac. Megjashi i përfaqëson dhe mbron të drejtat e fëmijëve, qëndron për prindër të përgjegjshëm dhe për respekt ndaj personalitetit të fëmijëve. Megjashi vazhdimisht punon në përforcimin e lëvizjes qytetare për të drejtat e fëmijëve dhe funksionalitet nga ana e institucioneve në interes më të mirë për fëmijët. Ambasada e promovon aktivizmin dhe vullnetarizmin paqësor, duke zhvilluar qytetari aktive të bazuar mbi parimin e jodhunës.

Megjashi me aktivtetet e veta ka kontribuar në zhvillimin dhe forcimin e vetëdijes qytetare për të drejtat e fëmijëve. Ajo e rrëzoi heshtjen për vuajtjet e fëmijëve, posaçërisht për keqpërdorimet fizike, seksuale dhe ekonomike të fëmijëve, duke i zbuluar opinionit më shumë raste të keqpërdrimeve dhe duke u angazhuar drejtpërdrejtë për vendosjen e mekanizmave më efikas për mbrojtjen e fëmijëve.

Si rezultat i punës jashtëzakonisht të përkushtuar dhe të vështirë, gjatë ekzistimit 28 vjeçar Megjashi është rritur në një organizatë të njohur dhe të pranuar botërore për mbrojtjen e fëmijëve dhe për të drejtat e fëmijëve në përgjithësi.

Gjatë kësaj periudhe të kaluar (1992-2020) Ambasada e realizon veprimtarinë e saj duke vepruar në këta sfera: përkrahje psiko-sociale, juridike dhe lloje tjera të përkrahjes së fëmijëve të cilët kanë nevojë për ndihmë me akcent të veçantë ndaj grupeve të margjinalizuara të fëmijëve; monitorim i të drejtave të fëmijëve dhe promovim i të drejtave të fëmijëve në Republikën e Maqedonisë dhe më gjërë; ndërmarrja e iniciativave për avancimin e regullave ligjore për mbrojtjen e fëmijëve në Republikën e Maqedonisë dhe implementimin e tyre, si dhe aktivitete për ndërtimin e paqes dhe zgjidhje pa dhunë të konflikteve. Këto fusha mbeten si interes primar dhe në periudhën e ardhëshme.



DISIPLINA POZITIVE DHE SJELLJA POZITIVE  E PRINDIT / E KUJDESTARIT  

Secila shtëpi është universitet, dhe secili prind është profesor. – Mahatma Gandi 

PDF





VENDI I PARË PËR AMBASADËN E PARË PËR FËMIJË NË RAPORT ME BESIMIN E QYTETARËVE NË ORGANIZATAT NË MAQEDONI

Ambasada e parë për fëmijë në botë Megjashi është ranguar në vend të parë sa i përket mendimit pozitiv/negativ ashtu si edhe në hulumtimet paraprake (2007, 2008,2010), gjegjësisht për këtë organizatë mbizotëron mendimi pozitiv.

më shumë...

 




AMBASADA E PARË PËR FËMIJË NË BOTË MEGJASHI FITOI ÇERTIFIKATËN 

ISO 9001:2008

PËR MENAXHIM CILËSIE 

         

Për më shumë informata klikoni këtu

 



DRAFT I KODIT PËR GAZETARËT DHE MEDIAT PËR RAPORTIMIN E RASTEVE TË ABUZIMIT SEKSUAL TË FËMIJËVE DHE PEDOFILINË
Ky kod përmban një sërë parimesh të pranuara të cilët mediat dhe gazetarët duhet të
respektojnë kur raportojnë mbi dhunën ndaj fëmijëve, veçanërisht në rastet e abuzimit seksual të fëmijëve dhe të pedofilisë.


më shumë...

Fushata e Foster Homes per promovimin e punesimit te te rinjve
Ambasada e pare e femijeve ne bote "Međaši” paraqiti ne 20 Janar 2012, projektin nje vjecar „From Foster to Prosper”, me qellimin per te simuluar punemarresit qe te rekrutojne te rinjte pa prinder qe jetojne ne jetimore dhe tek shtepite e Foster-it.


më shumë...

Të dhëna alarmante nga Ambasada e pare femijerore ne bote Megjashi
Fëmijët, viktimë e dhunës Fëmijët si kategori më e ndjeshme e shoqërisë shpeshherë bëhen viktimë e atij që kanë besim. Ata, janë të keqtrajtuar fizikisht dhe psikikisht nga ana e atyre të cilët duhet t’i mbrojnë, pra prindërit, mësuesit, miqtë


më shumë...

Të gjithë fëmijët të përfshihen në arsim
03/05/2011 07:45:00 Madhesia e germave: Përforcimi i vetëdijes për nevojën e inkuadrimit të të gjithë fëmijëve në procesin e obligueshëm të arsimit në mbarë botën, ndërsa qëllimi i fushatës që filloi sot në kuadër të Javës globale të aksionit, që mbahet çdo vit prej vitit 2001 në nivel ndërkombëtar. Koordinues nacional për Maqedoninë është Ambasada e parë e fëmijëve në botë, Megjashi.

më shumë...

ARSIMIM PAQËSOR
Ambasada e Parë e Fëmijëve - Megjashi në prill 2011, ka filluar të zbatojë aktivitete për arsimim paqësor së bashku me organizatën partnere Wustrow KURVE nga Gjermania, me të cilën ka një bashkëpunim të gjatë. Projekti ka për qëllim promovimin e Paqes dhe Padhunëshmërisë si vlera thelbësore në sistemin edukativo-arsimor, për të treguar nevojën për përfshirjen e arsimimit paqësor në programet mësimore.

më shumë...

Raporti i Ambasada e pare femijerore ne bote Megjashit Vazhdojnë të dhunohen, por heshtin

Në shkollë, fëmijët vazhdojnë të durojnë dhunën psikike dhe fizike nga ana e mësimdhënësve dhe nxënësve të tjerë, ndërsa në familje - vazhdojnë të rrihen dhe keqtrajtohen nga prindërit. Janë këto konstatimet e Ambasadës së parë të fëmijëve "Megjashi", të cilat bazohen në rastet që janë denoncuar vitin e kaluar në linjën SOS 0800-12222

më shumë...