Konventa 182 “FORMAT ME TE KEQIA TE PUNES SE FEMIJEVE, 1999” TE ORGANIZATES NDERKOMBETARE TE PUNES”[1] Konventa lidhur me Ndalimin e Formave me te Keqia te Punes se Femijeve dhe veprimin e menjehershem per eliminimin e tyre.
Konferenca e Pergjithshme e Organizates Nderkombetare te Punes,
E thirrur ne Gjeneve nga Keshilli Administrativ i Zyres Nderkombetare te Punes, dhe e mbledhur ne sesionin e saj te 87-te me 1 Qershor 1999, dhe
Duke konsideruar nevojen e miratimit te instrumenteve te rinj per ndalimin dhe eliminimin e formave me te keqia te punes se femijeve, si prioritetin kryesor per veprimin kombetar dhe nderkombetar, duke perfshire bashkepunimin dhe ndihmen nderkombetare, per te plotesuar Konventen dhe Rekomandimin lidhur me moshen minimale per pranimin ne pune, 1973, te cilat mbeten instrumentet themelore per punen e femijeve, dhe
Duke konsideruar se eliminimi efektiv i formave me te keqia te punes se femijeve kerkon veprim te menjehershem dhe te gjithanshem, duke marre ne konsiderate rendesine e arsimimit falas dhe nevojen per te larguar femijet nga te gjitha keto lloj pune dhe te siguroje rehabilitimin dhe integrimin e tyre social duke pasur parasysh nevojat e familjeve te tyre, dhe
Duke kujtuar rezoluten lidhur me eliminimin e punes se femijeve te miratuar nga Konferenca Nderkombetare e Punes ne sesionin e saj te 83-te me 1996, dhe
Duke pranuar se puna e femijeve ekziston, ne nje mase te madhe, per shkak te varferise dhe se zgjidhja afatgjate varet nga rritja e qendrueshme ekonomike qe con ne progresin social, vecanerisht ne zbutjen e varferise dhe aresimin per te gjithe, dhe
Duke kujtuar Konventen mbi te Drejtat e Femijes te miratuar nga Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara me 20 Nentor 1989, dhe
Duke kujtuar Deklaraten e ILO-s mbi te Drejtat dhe Lirite Themelore ne Pune dhe Follow-up-in e saj, miratuar nga Konferenca Nderkombetare e Punes ne sesionin e saj te 86-te me 1998, dhe
Duke kujtuar se disa nga format me te keqia te punes se femijeve trajtohen nga instrumente te tjere nderkombetare, vecanerisht nga Konventa Puna e Detyruar, 1930, dhe nga Konventa Plotesuese e Kombeve te Bashkuara mbi Eliminimin e Skllaverise, Tregetia e Sklleverve, dhe Institucionet dhe Praktikat e Ngjashme me Skllaverine, 1956, dhe
Pasi vendosi mbi miratimin e disa propozimeve lidhur me punen e femijeve, e cila eshte pika e 4-te ne rendin e dites se sesionit, dhe
Pasi vendosi qe keto propozime te marrin formen e nje konvente nderkombetare:
miraton kete dite te shtatembedhjete te Qershorit te vitit njemije e nenteqind e nentedhjete e nente Konventen e meposhteme, e cila mund te quhet Konenta Format me te Keqia te Punes se Femijeve, 1999.
Neni 1
Cdo anetar i cili ratifikon kete Konvente duhet te marre masa te menjehershme dhe efektive per te siguruar ndalimin dhe eliminimin e formave me te keqia te punes se femijeve, si nje ceshtje urgjente.
Neni 2
Ne kuptim te kesaj Konvente, termi “femije” nenkupton te gjithe personat nen moshen 18 vjec.
Neni 3
Ne kuptim te kesaj Konvente, termi “format me te keqia te punes se femijeve” nenkupton:
a - te gjitha format e skllaverise ose praktikave te ngjashme me te, si shitja dhe trafikimi i femijeve, roberia dhe bujkroberia per shkak te borxheve dhe puna e detyruar apo e detyrueshme, duke perfshire rekrutimin e detyruar apo te detyrueshem te femijeve per t’i angazhuar ne konflikt te armatosur;
b - perdorimi, sigurimi ose ofrimi i femijes per prostitucion, per prodhimin e materialeve pornografike ose per shfaqje pornografike;
c- perdorimi, sigurimi ose ofrimi i femijes per veprimtari te paligjshme, vecanerisht per prodhimin dhe trafikimin e narkotikeve, sipas percaktimit ne traktatet perkatese nderkombetare;
d- puna e cila, nga natyra ose rrethanat ne te cilat kryhet, mund te demtoje shendetin, sigurine ose moralin e femijeve.
Neni 4
1. Llojet e puneve te permendura ne nenin 3 (d) duhet te percaktohen nga aktet ligjore ose nenligjore te vendit ose nga autoritetet kompetente, pas konsultimit me organizatat e interesuara te punetoreve dhe punedhenesve, duke marre ne konsiderate standardet perkatese nderkombetare, vecanerisht paragrafet 3 he 4 te Rekomandimit, 1999, Format me te Keqia te Punes se Femijeve.
Neni 5
Cdo anetar duhet, pas konsultimit me organizatat e punetoreve dhe punedhenesve, te krijoje ose percaktoje mekanizmin e pershtatshem per te monitoruar zbatimin e dispozitave qe i japin fuqi kesaj Konvente.
Neni 6
1. Cdo anetar duhet te hartoje dhe zbatoje programe veprimi per eliminimin, si prioritet, te formave me te keqia te punes se femijeve.
2. Keto programe veprimi duhet te hartohen dhe zbatohen ne konsultim me institucionet perkatese shteterore dhe organizatat e punetoreve dhe punedhenesve, duke marre ne konsiderate pikpamjet e grupeve te tjera te interesuara, kur paraqitet rasti.
Neni 7
1. Cdo anetar duhet te marre te gjitha masat e nevojshme per te siguruar zbatimin efektiv dhe hyrjen ne fuqi te dispozitave qe i japin efekt kesaj Konvente duke perfshire dispozitat dhe zbatimin e sanskioneve penale ose, kur eshte e nevojshme, sanksione te tjera.
2. Cdo anetar duhet, duke marre ne konsiderate rendesine e arsimit ne eleminimin e punes se femijeve, te marre masa efektive dhe ne nje afat te caktuar per:
a- te ndaluar angazhimin e femijeve ne format me te keqia te punes se femijeve;
b- te siguruar ndihmen direkte te nevojshme dhe te pershtatshme per largimin e femijeve nga format me te keqia te punes se femijeve, si dhe per rehabilitimin e integrimin social te tyre;
c- te siguruar akses ne arsimin baze falas, dhe, kur eshte e mundshme dhe e nevojshme, kualifikimin profesional, per te gjithe femijet e larguar nga format me te keqia te punes se femijeve;
d- te identifikuar dhe kontaktuar direkt me femijet qe ndodhen ne rrezik te vecante; dhe
e- te marre ne konsiderate situaten e vecante te vajzave.
3. Cdo Anetar duhet te caktoje autoritetin kompetent pergjegjes per zbatimin e dispozitave qe i japin fuqi kesaj Konvente.
Neni 8
Anetaret duhet te marrin masat e nevojshme qe te ndihmojne njeri-tjetrin per t’iu dhene fuqi dispozitave te kesaj Konvente nepermjet rritjes se bashkepunimit nderkombetar dhe ose ndihmes, duke perfshire mbeshtetjen per zhvillimin social dhe ekonomik, programet per eliminimin e varferise, si dhe te arsimit per te gjithe.
Neni 9
Ratifikimi zyrtar i kesaj Konvente duhet t’i komunikohet per regjistrim Drejtorit te Pergjithshem te Zyres Nderkombetare te Punes.
Neni 10
1. Kjo Konvente do te jete e detyrueshme vetem per ata Anetare te Organizates Nderkombetare te Punes ratifikimet e te cileve jane regjistruar te Drejtori i Pergjithshem i Zyres Nderkombetare te Punes.
2. Ajo do te hyje ne fuqi 12 muaj pas dates ne te cilen ratifikimet e dy Anetareve jane regjistruar tek Drejtori i Pergjithshem.
3. Pas kesaj, kjo Konvente do te hyje ne fuqi per cdo Anetar 12 muaj pas dates ne te cilen eshte regjistruar ratifikimi i saj.
Neni 11
1.Anetari qe ka ratifikuar kete Konvente mund ta denoncoje ate, pas kalimit te dhjete vjeteve nga data ne te cilen Konventa hyn ne fuqi per here te pare, me anen e nje akti qe i komunikohet per regjistrim Drejtorit te Pergjithshem te Zyres Nderkombetare te Punes. Ky denoncim nuk do te hyje ne fuqi deri ne nje vit pas dates ne te cilen ai eshte regjistruar.
2. Cdo Anetar qe ka ratifikuar kete Konvente dhe i cili nuk e ushtron te drejten e denoncimit te parashikuar ne kete nen brenda nje viti pas mbarimit te periudhes 10 vjecare te parashikuar ne paragrafin e mesiperm, nuk mund ta ushtroje kete te drejte per nje periudhe tjeter 10 vjecare dhe, pas kesaj, mund ta denoncoje kete Konvente ne mbarim te cdo periudhe 10 vjecare, sipas kushteve te parashikuara ne kete nen.
Neni 12
1. Drejtori i Pergjithshem i Zyres Nderkombetare te Punes njofton te gjithe Anetaret e Organizates Nderkombetare te Punes per regjistrimin e te gjitha ratifikimeve dhe akteve te denoncimit qe komunikohen nga Anetaret e Organizates.
2. Kur njofton Anetaret e Organizates per regjistrimin e ratifikimit te dyte, Drejtori i Pergjithshem duhet t’u kujtoje Anetareve te Organizates daten ne te cilen Konventa do te hyje ne fuqi.
Neni 13
Drejtori i Pergjithshem i Zyres Nderkombetare te Punes duhet t’i komunikoje Sekretarit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara per regjistrimin, ne perputhje me nenin 102 te Kartes se Kombeve te Bashkuara, te gjitha vecorite e ratifikimeve dhe akteve te denoncimit qe jane regjistruar nga Drejtori i Pergjithshem, ne perputhje me dispozitat e neneve te mesiperm.
Neni 14
Keshilli Drejtues i Zyres Nderkombetare te Punes duhet t’i paraqese Konferences se Pergjithshme, sa here qe e gjykon te nevojshme, nje raport mbi zbatimin e kesaj Konvente, si dhe te shqyrtoje mundesine e vendosjes ne rendin e dites se Konferences te ceshtjes se ndryshimit te pjesshem apo te plote te saj.
Neni 15
1. Ne rastin kur Konferenca miraton nje konvente te re, qe ndryshon pjeserisht ose plotesisht kete konvente, pervec kur konventa e re parashikon ndryshe:
a) ratifikimi nga nje anetar i konventes se re prezumon, pavaresisht nga kerkesa e nenit 11 me siper denoncimin e menjehershem te kesaj konvente, nese dhe kur konventa e re hyn ne fuqi.
b) nga data e hyrjes ne fuqi te konventes se re, kjo konvente do te pushoje se qeni e hapur per ratifikim nga Anetaret.
2. Kjo Konvente, ne cdo rast, do te mbetet ne fuqi ne formen dhe permbajtjen e saj per te gjithe ata Anetare qe kane ratifikuar konventen e re.
Neni 16
Versionet frengjisht dhe anglisht te tekstit te kesaj Konvente kane fuqi te barabarte.
--------------------------------------------------------------------------------
[1] Ratifikuar me Ligjin Nr.8774, date 23.4.2001 “”PER RATIFIKIMIN E “KONVENTES NR.182 “FORMAT ME TE KEQIA TE PUNES SE FEMIJEVE, 1999” TE ORGANIZATES NDERKOMBETARE TE PUNES”
|