Shtëpi » ISO 9001:2008


AMBASADA E PARË PËR FËMIJË NË BOTË MEGJASHI FITOI ÇERTIFIKATËN ISO 9001:2008 PËR MENAXHIM CILËSIE 

 

AMBASADA E PARË PËR FËMIJË NË BOTË MEGJASHI FITOI ÇERTIFIKATËN ISO 9001:2008 PËR MENAXHIM CILËSIE JUQS- Shoqata për Çertifikim dhe Mbikqyrje të Sistemeve të Cilësisë, Sheshi Nikolla Pashiq 3/V, Beograd, Republika e SërbisëNë bazë të vendimit nga proçesverbali i seancës së Komisionit Çertifikues me nr. З-29-02-14-216 lëshon ÇERTIFIKATË me nr. regj. Q-1297 me të cilën vërtetohet se sistemi i menaxhimit të cilsisë të cilin e ka vendosur dhe e zbaton Ambasada e Parë për Fëmijë në Botë Megjashi- Republika e Maqedonisë, rr. Kosta Novakoviq 22a, 1000 Shkup Republika e Maqedonisëështë në përputhshmëri me sistemin e menaxhimit të cilësisë  ISO 9001:2008 dhe i referohet vendit të shënuar në Vendimin për Çertifikim R-Q-1297 Shtrirja e Çertifikimit Avokim dhe mbrojtje e të drejtave të fëmijëve përmes promovimit të kujdesit cilësor për fëmijët, arsimimit cilësor për fëmijët, zotim për prindëri të përgjegjëshme dhe respekt për personalitetin e fëmijës pa dallim përkatësie fetare, etnike apo çfarëdo lloj përkatësie tjetër, duke promovuar aktivizëm paqësor, kujdes për dallimet dhe zotim për mundësi të njejta për të gjithë me ndihmën e SOS linjës telefonike për fëmijë dhe të rinjë, ndihmës ligjore falas dhe aktiviteteve të tjera për interesin më të mirë të fëmijës   BeogradKjo çertifikatë vlen deri më 22. 07. 2017 Kryetar i Komisionit për Çertifikim: Dragan Burgund 23.07.2014Drejtor: Aleksandar GjorgjeviqVlefshmëria e kësajë çertifikate mund të kontrollohet në faqen www.yuqs.org

 

Çertifikata ISO 9001:2008 u fitua në kuadër të komponentës së pestë të programit PRECEDE, i financuar nga Instrumenti për Ndihmë Para-Hyrjes (IPA) nga Bashkimi Evropian për shoqërinë qytetare. Bartësi kryesor i programit rajonal Partneritet për Pajtim përmes Arsimit dhe Zhvillimit në Fëmijërinë e Hershme në Evropë-PRECEDE   është organizata qytetare Pomoç Deci nga Serbia, por edhe katër organizata të tjera nga shoqëria qytetare nga Ballkani Perëndimor dhe Evropa janë partnere në këtë projekt. Përpos Ambasadës së Parë për Fëmijë në Botë MEGJASHI- Republika e Maqedonisë, janë edhe tre organizata të tjera partnere në projektin PRECEDE: Partnerët për Fëmijët nga Shqipëria, Balkan Sunflowers nga Kosova, Qendra për Iniciativa Qytetare nga Kroacia dhe Early Years-organizatë për fëmijë të vegjël nga Irlanda e Veriut, MB.