Shtëpi » Të drejtat e fëmijëve » AKTI THEMELUES


AKTI THEMELUES 

I AMBASADËS TË PARË TË FËMIJËVE NË BOTË

“MEGJASHI”- REPUBLIKA E MAQEDONISË

Fëmijët janë popull i veçantë. Fëmijët nuk janë udhëheqës të luftave kombëtare dhe fetare. Ato janë një popull i cili asnjëherë nuk kanë bërë revulucion ose kundërevulucion, as që kanë bërë luftë. Fëmijët nuk janë as çështje klasore as nacionale: fëmijët janë çështje mbi të gjitha çështjet. Ato janë popull i cili vuan më shumë në luftë dhe në tragjeditë njerëzore. FËMIJËT JANË VETËM FËMIJË.

“ TË GJITHA IDEALET E BOTËS JANË TË PA RËNDËSISHME PËRBALLË LOTËVE TË FËMIJËVE”

Ambasada e parë e fëmijëve në botë Megjashi e tëra i përket fëmijëve dhe të rriturve të cilët e pranojnë këtë akt themelues. Ambasada e parë e fëmijëve në botë Megjashi- e prezanton Maqedoninë, e përfaqëson dhe e mbron Ambasadën e parë të fëmijëve në botë Megjashi. Ambasada e pëarë e fëmijëve në botë formon dhe i përfaqëson dhe teritorret e tjera të lira të të fëmijëve në botë. Ambasda i ka objektet si vijon: Parkun e kontinenteve, Rrugën e heshtjes, Trajektoren e mirësisë, Rrugën e fëmijës, Rrugën e buzëqeshjes, Memorialin” Fëmijëri e palgosur”, Observator i fëmijëve, Rruga e Ëmbël, Trajektorja e Lulëzuar, Ndërtimi i qytetit Botëror të fëmijëve, qendra kulturore për Fëmijë, qendra informative për Fëmijë, studio arti për Fëmijë, etj.

Edhe pse vendi më i vogël dhe më i ri në botë, Vendi i fëmijëve nuk mbrohet nga ushtria, policia dhe dogana. Territori i saj shpallet e lirë dhe e hapur për të gjithë botën. Vendi i fëmijëve nuk ka kufij sepse: “aty ku fillon bota me kufij, aty mbaron fëmijërija”.

Përveç kësaj, detyrë e AMBSADËS TË PARË TË FËMIJËVE NË BOTË është mbrojtja e fëmijëve dhe të drejtave të tyre. Ambasada veçanërisht merret me mbrojtjen e fëmijëve në kohën e konflikteve luftarake (shpëtimin, kujdes ndaj fëmijëve dhe udhëzimin e fëmijëve refugjatë në destinacionet e vendeve ku nuk ka luftë), parandalimin e dukurive për  keqpërdorimin e fëmijëve për qëllime seksuale, ekonomike dhe politike, mosmarrëveshje fetare dhe përleshje etnike. Territori i lirë i fëmijëve nuk pranon asnjë lloj sekreti përveç sekreteve të natyrës dhe sekretet të cilat i zbulon shkenca. Për këtë arsye aleatë më të mëdhej të fëmijëve janë humanistët, shkencëtarët, depuntetët e kulturës, punonjësit mjeksorë, aktivistët sportiv dhe të gjithë të cilët duan fëmijë. Në vendin e fëmijëve do t’i kushtohet vëmendje vetëm dashurisë dhe diturisë, sepse kundërshtar më i madh i saj është urrejtja dhe injoranca.

Qytetarët e parë të vednit të Fëmijëve janë: Fëmijët ambasador dhe Fëmijët Konzul – Kori diplomatik i fëmijëve.

Ambasada e parë e fëmijëve “Megjashi” – Maqedonia ka simbolet e veta (flamurin, stemën, himnën dhe maskotën).

Idenë, emrin ( AMBASADA E PARË E FËMIJËVE NË BOTË) dhe maskota “KAÇURREL” janë të mbrojtura në Ministrinë për zhvillim në Republikën e Maqedonisë- Enti për mbrojtjen e pronësisë indiustriale, (numri i vulës 863,864 dhe 865/94). 

Në rast të humbjes të statusit të territoreve të Fëmijëve dhe shuarjes të Ambasadës të parë në Botë “ Megjashi” në Maqedoni, prona do t’i takojë OKB, respektivisht UNICEF-it.

 

FËMIJË AMBASADOR                                                  

Stefan Pleskoviq
 
АMBASADOR                                                

N. E Kole Angelovski  
 
THEMELUES DHE PROGRAM MENAXHER       

Gordana  Pirkovska Zmijanac 
 
THEMELUES DHE DREJTOR EKZEKUTIV                    

М-r. Dragi Zmijanac