Shtëpi » Të drejtat e fëmijëve » DETYRAT PROGRAMORE


DETYRAT PROGRAMORE TË AMBASADËS TË PARË TË FËMIJËVE NË BOTË

 

Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi” Maqedoni, është shoqatë joqeveritare ndërkombëtare, jopartiake dhe joprofitabile, asociacion botëror dhe lëvizje për kujdesin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, e formuar në 29.04.1992 në Shkup. Themelues janë Gordana dhe Dragi Zmijanac.

 

Ky asociacion botëror si Ambasada e parë e fëmijëve në Botë në VENDIN E PARË NË BOTË “MEGJASHI”  verpon nëpërmjet Ambasadorëve të saj të nderit, Zëvëndës Ambasadorët e saj të nderit, Konzul dhe Konzul Gjeneral të nderit, përfaqësues diplomatik të përhershëm dhe Antarë të Kolegiumit të nderit në vend dhe jashtë si dhe nëpërmjet anëtarëve të saj në Maqedoni.

 

Ambasada i bashkon fëmijët nga Maqedonia me fëmijët nëpër botë dhe bashkëpunon me organizata  ndërkombëtare joqeveritare të tjera aktivitetet e të cilave janë të drejtuara kah  mbrojtja e fëmijëve.

 

Detyrat themelore të AMBASADËS TË PARË TË FËMIJËVE janë realizim të Konventës për të drejtat e fëmijëve dhe Deklaratën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e fëmijës.

 

AMBASADA E PARË E FËMIJËVE NË BOTË “MEGJASHI” nëpërmjet Ambasadës të parë në botë dhe anëtarëve të saj të Nderuar veçanërisht do t’i mbështesin detyrat në vijim:

-          Deklarimin e zonave të caktuara pët territore të fëmijëve (me status të veçantë të verifikuar, të garantuar dhe të mbrojtur nga ana e Organizatës të Kombeve të Bashkuara)

-          Realizimin e projektit të vërtetuar shkencatrisht humanitaro- ekologjik kulturor dhe rekreativ të Ambasadës të parë të fëmijëve – “MOST” ( Rinia Përpunon Çdo Territor)

-          Mbrojtjen e fëmijëve nga euforitë nacionaliste dhe shoviniste,

-          Mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi dhe shfrytëzimi për qëllime ekonomike, seksuale dhe politike,

-          Lufta kundër abuzimit të fëmijëve për qëllime ekonomike,

-          Mbrojtjen e fëmijëve nga konfliktet e armatosura,

-          Mbrojtjen e fëmijëve nga konfliktet etnike, fetare, rracore, gjuhësore, gjinore dhe intolerancë tjetër,

-          Paprekshmërinë e territoreve të fëmijëve dhe ndalimin për përdorim të bojekteve të fëmijëve për qëllime të tjera, veçanërisht për qëllime ushtarake,

-          Përfaqësim të gjithanshëm të interesave të fëmijëve të botës në OKB (realizimin e angazhimit për  ambasadën e fëmijëve karrike në Asamblenë e Përgjithshme- OKB)

-          Njohjen e AMBASADËS TË PARË TË FËMIJËVE NË BOTË “MEGJASHI”, si dhe vendeve të tjera të lira të fëmijëve të formuar dhe të mbrojtura nga Ambasada e parë e fëmijëve në botë si territore të lira të fëmijëve të popullit më të madh në botë – popullit fëmijë.

-          Financim dhe përkrahje të projekteve nga fondi për fëmijë në OKB,

-          Emërimin dhe dhënien e pasaportave diplomatike ambasadorëve të Nderit, Konzujve Gjeneral të Nderit, Konzuj, përfaqësues të Përhershëm dhe anëtar të nderit të Bordit të AMBASADËS TË PARË PËR FËMIJË si qytetar të merituar nga vendi dhe jashtë të cilët luftojnë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në botë.