Shtëpi


 

28 VITE TË EKZISTIMIT DHE VEPRIMIT TË AMBASADËS TË PARË PËR FËMIJË NË BOTË MEGJASHI – 28 VITE BOTË MË E DREJTË PËR FËMIJËT 

Ambasada e parë për fëmijë në botë MEGJASHI është organizata më e vjetër qytetare në Republikën e Maqedonisë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, e themeluar më 29 Prill 1992 nga ana e Gordana Pirkovska Zmijanac dhe Dragi Zmijanac. Megjashi i përfaqëson dhe mbron të drejtat e fëmijëve, qëndron për prindër të përgjegjshëm dhe për respekt ndaj personalitetit të fëmijëve. Megjashi vazhdimisht punon në përforcimin e lëvizjes qytetare për të drejtat e fëmijëve dhe funksionalitet nga ana e institucioneve në interes më të mirë për fëmijët. Ambasada e promovon aktivizmin dhe vullnetarizmin paqësor, duke zhvilluar qytetari aktive të bazuar mbi parimin e jodhunës.

Megjashi me aktivtetet e veta ka kontribuar në zhvillimin dhe forcimin e vetëdijes qytetare për të drejtat e fëmijëve. Ajo e rrëzoi heshtjen për vuajtjet e fëmijëve, posaçërisht për keqpërdorimet fizike, seksuale dhe ekonomike të fëmijëve, duke i zbuluar opinionit më shumë raste të keqpërdrimeve dhe duke u angazhuar drejtpërdrejtë për vendosjen e mekanizmave më efikas për mbrojtjen e fëmijëve.

Si rezultat i punës jashtëzakonisht të përkushtuar dhe të vështirë, gjatë ekzistimit 28 vjeçar Megjashi është rritur në një organizatë të njohur dhe të pranuar botërore për mbrojtjen e fëmijëve dhe për të drejtat e fëmijëve në përgjithësi.

Gjatë kësaj periudhe të kaluar (1992-2020) Ambasada e realizon veprimtarinë e saj duke vepruar në këta sfera: përkrahje psiko-sociale, juridike dhe lloje tjera të përkrahjes së fëmijëve të cilët kanë nevojë për ndihmë me akcent të veçantë ndaj grupeve të margjinalizuara të fëmijëve; monitorim i të drejtave të fëmijëve dhe promovim i të drejtave të fëmijëve në Republikën e Maqedonisë dhe më gjërë; ndërmarrja e iniciativave për avancimin e regullave ligjore për mbrojtjen e fëmijëve në Republikën e Maqedonisë dhe implementimin e tyre, si dhe aktivitete për ndërtimin e paqes dhe zgjidhje pa dhunë të konflikteve. Këto fusha mbeten si interes primar dhe në periudhën e ardhëshme.

 

Rezultatet më të rëndësishme gjatë 28 viteve të kaluara:

1992-1997 | Menjëherë pas fillimit të krizës në Bosnë dhe Hercegovinë, Ambasada e parë për fëmijë dha apel për ndihmë dhe organizoi pranimin e fëmijëve refugjatë, destinacione në vende të jashtme, ndihmë humanitare dhe aktivitete kreative me çka i ka ndihmuar gjashtëdhjetë mijë fëmijëve refugjat;

1993-2007 | Ambasada e hapi SOS telefonin e parë për fëmijë dhe të rinj dhe këshillime psikologjike në Republikën e Maqedonisë. Në vitin 2005 nga Telekomunikacioni i Maqedonisë e fituam numrin 0800 1222 dhë në këtë mënyrë iu mundësuam fëmijëve që thirrjet e tyre të jenë pa pagesë.

1994 | Filloi me lobim për ratifikimin e Konventës së Hagës për aspektet civile-juridike të rrëmbimeve ndërkombëtare të fëmijëve. Në vitin 1995 kjo Konventë u ratifikua nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë;

1996 | Filloi me lobim për krijimin e institucionit Ombudsmani për fëmijë. Në vitin 1999 Republika e Maqedonisë vendosi Avokat të popullit përgjegjës për të drejtat e fëmijëve;

1997 | Аmbasada Megjashi u bashkua si anëtare e asocuar e Defence for Children International dhe formoi Komitet të DCI në Maqedoni. Në vitin 1999 ky Komitet u regjistrua si OJQ e veçantë për të drejtat e fëmijëve - Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve;

1997-2002 | Аmbasada formoi Koalicion nacional maqedonas për të drejtat e fëmijëve (28 OJQ), me Sekretariat në Ambasadën Megjashi; Ky koalicion dorëzoi edhe raport alternativ për gjendjen me të drejtat e fëmijëve tek Komiteti për të drejtat e fëmijëve në Gjenevë;

1999 | Ambasada e parë për fëmijë si coordinator nacional iu bashkangjit familjes Global March Against Child Labour, duke realizuar aksion për ngritjen e vetëdijes publike kundër eksploatimit të punës së fëmijëve dhe kyçja e të gjithë fëmijëve në arsim.

1999-2000 | Аmbasada Megjashi iu dha përkrahje fëmijëve refugjatë nga Kosova, duke iu ofruar mbrojtje ne aspekt psikosocial. U përfshinë të gjitha kampet në Maqedoni ku u strehuan fëmjët refugjatë nga Kosova.

2000-2001 | Fushatë për ratifikimin e Konventës 182 dhe Rekomandimit 190 për eliminimin urgjent të formave më të këqija të punës së fëmijëve. Në vitin 2002 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i ratifikoi të njëjtat;

2001- 2006 | U hap Strehimore për fëmijë në gjendje krize, ku u strehuan 16 persona të zhvendosur nga f. Haraçinë prej të cilëve 8 janë fëmijë. Тre prej tyre u lindën në këtë Strehimore. Ata akoma janë në strehimoren tonë.

2001 | Аmbasada Megjashi e fitoi çmimin për shoqëri qytetare dhe demokraci, për kontributin shumëvjeçar në ndërtimin e shoqërisë qytetare në Republikën e Maqedonisë. Çmimi u nda ga ana e MCMS;

2001-2004 | Аmbasada e formoi Lidhjen e organizatave të fëmijëve të Republikës së Maqedonisë, dhe e krijoi dhe shpalli KODEKSin e parë të OJQ-ve për të drejtat e fëmijëve në vendin tonë. Gjatë viteve  2001-2002 Аmbasada ngriti iniciativën për ndryshimin e ligjeve tatimore që kanë të bëjnë me organizatat jofitimprurëse i njohur si 1%;

2002-2006 | Filloi programi për zgjidhjen e pa dhunshme të konflikteve në shkollat e mesme multietnike në Republikën e Maqedonisë;

2004 | Аmbasada e botoi librin “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve“ si shqyrtim të gjendjes së fëmijëve në Republikën e Maqedonisë ku autorja Milica Paneva propozon sugjerime të caktuara konkluduese dhe rekomandime për përmirësimin e gjendjes së fëmijëve në Republikën e Maqedonisë.

2005 | Është realizuar fushatë botërore për kyçjen e fëmijëve në shkollë ”Global Campaign for Education”, si dhe trajnim për zgjidhjen e padhunshme të konflikteve në të cilën morrën pjesë arsimtarë dhe nxënës prej më shumë shkollave të mesme multietnike.

2006 | Аmbasada tërësisht e pajisi një banesë me mobilje dhe elemente tjera shtëpiake, banesë që do të jetë vendi i ardhshëm për jetesë për katër vajza të reja Fatima Ajdar, Aleksandra Spasovska, Sanja Spasovska dhe Nadira Bajramovska deri në moshën e tyre 26 vjeçare. Banesën e ndau Ministria për punë dhe politikë sociale, ndërsa pajisja e saj u financua nga Projekti për zhvillimin e komunave (PZhK) – Ministria e financave – Banka Botërore.

2007 | Аmbasada e filloi vitin me fushatën “Stop për dhunën ndaj fëmijëve” dhe “A e keni përqafuar fëminë tuaj sot?”. Kjo ishte reagim për rrahjet e fundit deri në vdekje të fëmijës 3 vjeçar dhe foshnjës gjashtëmujore. Si rezultat i numrave në rritje të paraqitjeve të dhunës 20% i rasteve totale të paraqitjeve ishte në numrin tonë SOS për fëmijë dhe të rinj 0800 1222 i cili është pa pagesë për të gjithë fëmijët në Maqedoni.

2008 | Меgjashi e filloi luftën kundër pedofilisë, incestit dhe abuzimit seksual të fëmijëve në Maqedoni. Dërgoi reagime të shumta, kërkesa për përgjegjësi dhe ankesa me shkrim deri tek Avokati i popullit dhe Prokurori publik për mosrespektimin dhe thyerjen e të drejtave të fëmijëve. E filloi iniciativën për rritjen e dënimeve për këta vepra penale në minimum 15 vite burg deri në burgim të përjetshëm. Përpjekjet e përfaqësimit dhe lobimit për dënime më të rrepta të pedofilave u pranuan nga Ministria e drejtësisë e Republikës së Maqedonisë dhe dënimet për abuzim seksual të fëmijëve nga ana e pedofilave u rritën në minimum 10 vite burg.

2009 | Në kuadër të projektit “Ndërtimi i kulturës të pjesëmarrjes së fëmijëve”, të financuar nga UE, dhe i bashkëfinancuar nga UNICEF u organizuan trajnime, puntori, kampe verore të shumta si dhe forma të tjera të inkurajimit të fëmijëve dhe të rinjve për pjesëmarrje aktive në sjelljen e vendimeve që janë në interes të tyre, si dhe në inicimin e ndryshimeve pozitive shoqërore. Në fazën përmbyllëse të projektit u organizua “Konferenca e parë nacionale për pjesëmarrje të fëmijëve”, e cila u organizua dhe u udhëhoq nga vetë fëmijët.

2009 | Me rastin e fushatës botërore për arsim më 22 prill në sheshin në Shkup fëmijët marshuan me transparentë me mesazhe të shkruara për të drejtat e të gjithë fëmijëve për arsim dhe shkrim-lexim. Pesëdhjetë fëmijë realizuan takim në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë me anëtarët e Komisionit  parlamentar për arsim, shkencë dhe sport, si dhe me Ministrin e arsimit dhe shkencës. Fëmijët biseduan dhe parashtruan pyetje në lidhje me arsimin dhe për angazhimet e institucioneve për përfshirjen e të gjithë fëmijëve në arsim.

2010 | Ambasada për fëmijë Megjashi inicoi dhe organizoi përgatitje të Raportit alternativ për fëmijë në bashkëpunim me fëmijë anëtarë të 7 organizatave partenere lokale.. Në raportin e njëjtë fëmijët i shprehën mendimet dhe qëndrimet e tyre për një varg pyetjesh dhe dhanë rekomandime për përmirësimin e gjendjes së fëmijëve në Republikën e Maqedonisë në Republikën e Maqedonisë. Kjo është hera e parë për Republikën e Maqedonisë që fëmijët të përgatisin raportin e tyre dhe të njëjtin ta përfaqësojnë para Komitetit për të drejtat e fëmijëve pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Vitin e njëjtë, Ambasada për fëmijë Megjashi organizoi edhe përgatitje të raportit alternativ nga ana e Koalicionit kombëtar maqedonas për të drejtat e fëmijëve që është formuar nga ana e Megjashit në vitin 1997. Në përgatitjen e atij raporti morën pjesë 21 organizata qytetare.

2010 | Më 3 shkurt të vitit 2010, në paraseancën e 54 të Komitetit për të drejtat e fëmijëve pranë OKB-ve në Gjenevë, tre përfaqësues nga Koalicioni nacional maqedonas për të drejtat e fëmijëve (23 organizata qytetare) i prezantuan Raportet alternative për gjendjen me të drejtat e fëmijëve në Maqedoni para anëtarëve të Komitetit.

Dy fëmijë përaqësues kishin takim të posaçëm me anëtarët e Komitetit në të cilin e prezantuan Raportin alternative të fëmijëve - të përgatitur nga vetë fëmijët.

2011 | Në hulumtimin e destinuar për “Besimin e shoqërisë qytetare“ dhe “Njohuritë dhe mendimet e organizatave qytetare“, Ambasada e parë për fëmijë në botë sipas qytetarëve të anketuar është në vendin e parë sa i përket besimit të qytetarëve, në vend të dytë si shembull i organizatave më të suksesshme dhe në vend të dytë sipas shkallës së njohurisë së qytetarëve për ekzistimin dhe punën e saj.  

2012 | Problemet me të cilat ballafaqohen të rinjtë pas largimit nga institucionet për kujdesin e fëmijëve dhe të rinjve pa prindër dhe kujdes prindëror janë motiv për Ambasadën e e parë për fëmijë në botë – Megjashi disa vite me rradhë të inicojë aktivitete në drejtim të përkrahjes në zgjidhjen e këtyre problemeve. Edhe këtë vit, aktivitetet për përkrahje psikosociale dhe edukative për fëmijë pa prind, vazhduan. Kemi bërë edhe përpjekje për nxitjen e kompanive me përgjegjësi sociale në Maqedoni t’i punësojnë dhe t’ju japin përparësi, ndërsa nëse kjo nuk është e mundshme sëpaku të mundësojnë mundësi të barabarta për punësim.

2013 | Ambasada e parë për fëmijë në botë Megjashi, si edhe në hulumtimet paraprake (2007, 2008, 2010) është e ranguar në vendin e parë sipas raportit të mendimeve pozitive të qytetarëve në rangimin e organizatave qytetare. Raporti është porositur nga ana e projektit “Përkrahja e teknike e organizatave qytetare (PTOQ) “, të financuar nga ana e Unionit Evropian, a të përgatitur nga Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (MCMS).

2014 | Përfaqësimi i fuqishëm, angazhimi dhe lobimi i Ambasadës së parë për fëmijë në botë Megjashi për sanksionimin më të rreptë të abuzuesve seksual, kryesve të incestit, pedofilëve, posaçërisht ndaj fëmijëve nën moshën 14 vjeçare rezultuan me sukses, Parlamenti i Republikës së Maqedonisë i pranoi dhe i vendosi rekomandimet tona me ndryshimet dhe plotësimet në Kodin penal. Ajo për çka angazhoheshim u pranua, terapi me medikamente ose kastracion kimik, minimum 15 vite deri në burgim të përjetshëm.

2014 | Ambasada e parë për fëmijë në botë Megjashi është organizata e parë qytetare në Republikën e Maqedonisë e cila fitoi Çertifikatën ISO 9001:2008 për sistemin kualitet i menaxhimit.

2015 | Ambasada e parë për fëmijë në botë Megjashi përkrahi më shumë iniciativa qytetare: plenumin e nxënësve të shkollave të mesme, grupe të Shoqatave për përkrahjen e fëmijëve dhe të rriturve me probleme shëndetësore dhe përkrahje të iniciativës qytetare të një grupi të prindërve për vendosjen e kujdestarisë 50/50 të ndarë, të barabartë, të përbashkët dhe përgjëgjësi të përbashkët për të dy prindërit për rritje të drejtë të fëmijëve pas divorcit.

2016 | Në shtator të vitit 2016 Ambasada e parë për fëmijë në botë Megjashi filloi fushatë për ngritjen e vetëdijes për domethënien e vendosjes së Arsimit paqësor në institucionet edukativo-arsimore në Republikën e Maqedonisë. Fushata paraqiste mundësi të mobilizohet opinion, sepse arsimi paqësor bazohet në nevojën e parandalimit të dhunës dhe parandalimit të konfliketeve të reja. Duke e vendosur arsimin paqësor si pjesë përbërëse e arsimit, duke filluar nga ai parashkollor, e më lart, do të rezultojë me zvoglimin e dhunës në shkolla dhe përforcimin e kapaciteteve të kuadrit mësimdhënës dhe nxënësve në shikim të tejkalimit të konflikteve, duke i zgjidhur në mënyrë të jodhunshme.  

2016 | Të shokuar nga pasojat e shkaktuara si rezultat i vërshimeve në Shkup dhe rrethinë, si dhe nga fakti se në mesin e viktimave kishte edhe fëmijë, Ambasada për fëmijë Megjashi dërgoi apel  me të cilin informoi se të gjitha aktivitetet e saja i drejton në kahje të ndihmës dhe përkrahjes të fëmijëve të goditur nga vërshimet.

Në shkollën fillore “Kirili dhe Metodi” në f. Stajkovc, Ambasada për fëmijë Megjashi dhe IPSH Klinika universitare për dermatologji hapën punkin mjeksor ku për fëmijët kryheshin kontrollome dhe mbrojtje mjeksore. Vullnetarët në vazhdimsi sjellnin ndihmë, bisedonin me prindërit, kërkonim evakuime, alarmonim, siguronim ekipe mjeksore, bënim lista të fëmijëve dhe i therrisnim në kontrollime tek pedijatrat, me qëllim që të ndikojmë në mënyrë preventive, që mos të ndodhë epidemi ose vuajtje tjera, posaçërisht tek fëmijët.

2017 | Ambasada e parë për fëmijë në botë Megjashi i dha përkrahje iniciativës qytetare – Fëmijët e adoptuar të kenë të drejtë ta dijnë se kush janë prindërit e tyre biologjik. Qëndrimi i Ambasadës për fëmijë Megjashi është se fëmija duhet t’i dijë prindërit e vet. Nevojiten ndryshime në Ligjin mbi familjen, me çka do të mundësohet që fëmijët e adoptuar ta dijnë origjinën e tyre gjenetike, sepse ajo është element thelbësor i identitetit personal të fëmijëve të adoptuar.

2017 | Me qëllim të përkrahjes dhe rritjes së vetëdijes publike, posaçërisht tek popullata më e re për gjendjen në të cilën gjenden moshatarët e tyre nga Siria dhe refugjatët në përgjithësi, si dhe theksimin e nevojës për solidaritet dhe ndihmë të njerëzve të cilët vuajnë nga lufta, Shoqata qytetare “Legis” dhe Ambasada për fëmijë Megjashi në Shkurt të vitit 2017 filluan fushatën “Maqedonia me dashuri për Alepon”

Në kuadër të javës së solidaritetit me fëmijët refugjatë nga Siria (prej 27.2.2017 deri 5.3.2017), nëpërmjet të aktiviteteve të shumta në shkollat nëpër Maqedoni, fëmijët dhe të rinjtë u njohtuan se si mund t’i ofrohet ndihmë njerëzve në vështirësi, të organizohen aksione humanitare dhe forma tjera të shprehjes së solidaritetit, duke zhvilluar empati, inicijativë, humanitet, dhe shumë vlera tjera të cilat dëshirojmë t’i përkrahim tek fëmijët. Një pjesë e fushatës ishte e drejtuar në kahje të mbledhjes së mjeteve financiare nga qytetarët dhe nga sektori i biznesit, si ndihmë simbolike humanitare nga qytetarët e Maqedonisë për fëmijët refugjatë nga Siria. Këto aktivitete u realizuan në Shkup, Veles, Gostivar, Dibër dhe Tetovë.

2018 - Në shkurt të vitit 2018, Ambasada e parë e fëmijëve në botë Megjashi së bashku me Arigatou International mbajti një konferencë në temë  "Mobilizim të  komuniteteve fetare për t’i dhënë fund varfërisë të fëmijëve dhe dhunës mbi fëmijët"Ambasada e parë e fëmijëve në botë Megjashi nisi fushatë kundër dhunës së bashkëmoshatarëve me moton "Edhe fjalët e lëndojnë". Bilborde me këtë slogan u vendosën në disa qytete të vendit. Ndërgjegjësimi se ka dhunë dhe njohja e saj është vetëm hapi i parë drejt trajtimit të këtij problemi. Ambasada e fëmijëve Megjashi dëshiron strategji afatgjate dhe adekuate të cilat ndërtojnë shkolla (dhe shoqëri) jotolerante ndaj dhunës. 

2019 - 27 mars 2019 AMBASADA E FËMIJËVE MEGJASHI PROMOVOI DORACAKUN PËR PRINDËRIM POZITIV Në doracak I theksuam aspektet kyçe të asaj çka do të thotë prindërim pozitiv dhe përgjegjës. 27 mars 2019 - Ambasada e parë e fëmijëve në botë "Megjashi" promovoi përmbledhjen "Drejt arsimit paqësor", i cili synon të kontribuojë në rritjen e njohurive për Programin e arsimit paqësor.

2020 - Koronavirusi COVID - 19Kjo krizë është veçanërisht e vështirë për ne sot sepse nuk mund të punojmë jashtë, drejtpërdrejt me fëmijët. Kjo krizë kërkon që ne të distancohemi nga bota e jashtme dhe të gjejmë zgjidhje kreative siç është ngrohtësia e interaksioneve njerëzore e kultivuar në distancë shoqërore. Si të ndihmoni dikë nga shtëpia, por edhe direkt, në terren kur është e nevojshme, si të zbuloni se kush ka nevojë për ndihmë. Dhe çdo ditë zbulojmë se mundemi, se jemi këtu për njëri-tjetrin, sepse puna e Megjashit vazhdon, pavarësisht rrethanave.Për shkak të situatës emergjente, Ambasada e Parë e Fëmijëve në botë MEGJASHI siguroi:- pajisje mbrojtëse për personelin mjekësor që punon me fëmijë;- ndihma humanitare në ushqim dhe produkte higjene për grupet e margjinalizuara;- përmbajtje arsimore të destinuara për më të rinjtë me maskotën e Megjashit "Bushavko";- filluam platformë / grupë në FB me titull "SËBASHKU NË SHTËPI" me qëllim që të inkurajojë kohë kreative dhe cilësore të kaluar me fëmijët gjatë kohës së pandemisë. Rikujtojmë se izolimi për shkak të koronavirusit është një mundësi që të rriturit të shfrytëzojnë kohën me fëmijët në mënyrë interesante, të mbushur me përmbajtje krijuese dhe edukative, me qëllim që fëmijët të ndjejnë përkrahje, t’i kuptojnë më lehtë informacionet që i dëgjojnë, të informohen sipas moshës së tyre, por jo të mbingarkhen nga gjithçka që ndodh. Dëshirojmë të inkurajojmë ndarjen e lojërave, mësimeve, humorit, këngëve, vizatimeve, videove të shkurtra, fotove ... Për të treguar se si mund të jeni kreativ dhe argëtues, edhe pse jeni duke qëndruar në shtëpi.

http://www.childrensembassy.org.mk/pocetna-ns_article-zaedno-doma.nsp

http://www.childrensembassy.org.mk/donacii.nspx

https://www.facebook.com/groups/332016164425472/?ref=br_rs&fb_dtsg_ag=AQzeOSOmyaJ9s_4vR4g61MSgPWWGcqXlc3JfU-RnAGroXg%3AAQxHGSBëhcSxLPI5FXLFvYEn13VcDpn5C8yUyD6HFzvOUA&jazoest=27908https://youtu.be/wSVeBjYC4hg

Shpresojmë dhe dëshirojmë që në të ardhmen të mos ketë kriza, që njerëzit me plot përgjegjësi dhe dashuri të kujdesen për mjedisin dhe të kujdesen për njëri-tjetrin, posaçërisht fëmijët, ndërsa frymën e solidaritetit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ta ndërtojmë me të gjitha forcat tona edhe në të ardhmen.

 Citimi i  Kartës së Ambasadës të Parë të Fëmijëve në Botë – Megjashi  

“Fëmijët janë popull i veçantë. Fëmijët nuk janë komandant kombëtar dhe fetar. Ato janë një popull i cili asnjëherë nuk kanë ngritur revulucion ose kundër revulucion, as edhe nuk kanë nxjerrur luftë. Fëmijët nuk janë as çështje kombëtare as klasore: fëmijët janë çështje mbi të gjitha çështjet. Ato janë popull i cili më tepër vuan në sulmet luftarake dhe tragjedive njerëzore. FËMIJËT JANË VETËM FËMIJË. TË GJITHA IDEALET E BOTËS JANË MË PAK TË RËNDËSISHME NGA LOTËT E NJË FËMIJE.”