Shtëpi » Të drejtat e fëmijëve » AKTI THEMELOR


AKTI THEMELOR I VENDIT TË PARË TË FËMIJËVE NË BOTË 


Neni 1

Vendi i parë i fëmijëve në botë është territor prej 30.000 m e dhuruar të gjithë fëmijëve në botë dhe gjindet në Megjashi në trekëndëshin Bosnë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kroaci.

 

Neni 2

Vendi i parë i fëmijëve në botë si përfaqësi të fëmijëve- popullit fëmijë ka Ambasadë, territore të fëmijëve në shtete të tjera, Memorialin e “Fëmijërisë të lënduar”, Qytete botërore të fëmijëve, Observatorë të fëmijëve, Parkun e Kontinenteve, Rrugë të mirësisë, Rrugë të fëmijëve, Rrugë të heshtjes, Rrugë të ëmbla, Rruga e të qeshurit, Shtigje të lulëzuara, Qendra kulturore për fëmijë, Studio arti për fëmijë, etj.

 

Neni 3

Ambasada e parë e fëmijëve në botë “MEGJASHI” është territor i fëmijëve i cili është formuar në 08.06.1991 në Megjashi.

 

Neni 4

Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë “Megjashi” nga Republika e Maqedonisë është formuar në 29.04.1992 dhe e prezanton, përfaqëson dhe mbron vendin e Parë të fëmijëve në botë.  Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë është asociacion ndërkombëtar joqeveritar, jopolitik, joprofitabil, humanitar dhe vepron në interes të fëmijëve të botës “POPULLI FËMIJË” pa dallim të rracës të tyre, kombësisë, fesë, gjinisë dhe shtetit që i përkasin, duke u përpjekur që ta pasurojë jetën e fëmijëve me përmbajtje të cilat e bëjnë fëmijërinë të lumtur, të gëzuar dhe kreativ, ka për qëllim që të kontribuojë në lehtësimin e komunikimit me të rriturit.

 

Neni 5

Akti dhe Dëtyrat programore të AMBASADËS TË PARË TË FËMIJËVE NË BOTË bazohen në Deklaratën e Organizatës të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e fëmijës.

 

Neni 6

Ambasadën e parë të fëmijëve në botë e përfaqësojnë fëmijë Ambasadorë dhe fëmijë Konzul, respektivisht persona të autorizuar nga Ambasadori. Për fëmijë Ambasadorë dhe fëmijë Konzujt zgjidhen fëmijë të dalluar, mandati për fëmijë është i vlefshëm deri sa të mbushë 18 vjet.

Në përbërjen e Ambasadës vepron kori Diplomatik i përbërë nga fëmijë Ambasadorë nga vende të tjera dhe fëmijë Konzuj nga Republika e Maqedonisë.

Organ i Ambasadës të parë të fëmijëve në botë është Bordi Ekzekutiv i cili përbëhet nga Ambasadori, Zëvëndës Ambasadori, fëmija Ambasador, Menaxher i programit dhe Drejtiri ekzekutiv. Bordi u zgjodh në Kuvendin e Parë Themeluese të Ambasadës. Mënyra e punës, respektivisht të drejtat dhe detyrimet e Bordit dhe Bordit ekzekutiv parashikohen me Statusin e Ambasadës.

 

Neni 7

Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë MEGJASHI- Maqedoni ka Konzujt Gjeneral të saj në shtete të tjera, Konzulata os Zyra në qytete dhe përfaqësi Konzulare në vende më të vogla. Me Konzulatin Gjeneral dhe Konzulatin udhëheq Bordi i përbërë nga Konzuli Gjeneral, Konzuli, Zëvëndës Konzuli, Fëmija Konzul, Sekretari dhe anëtarët. Për Konzul Fëmijë zgjidhet fëmijë i shqyuar, respektivisht aktivist. Mënyra e zgjedhjes dhe puna e Bordit përcaktohet me dokument të veçantë.

 

Neni 8

Anëtar i Ambasadës mund të bëhet çdo fëmijë deri në moshën 18 vjeçare dhe persona të rritur të cilët tregojnë qëndrim human ndaj fëmijëve.

 

 

FËMIJË AMBASADOR                                                  

Stefan Pleskoviq
 
АMBASADOR                                                

N. E Kole Angelovski  
 
THEMELUES DHE PROGRAM MENAXHER       

Gordana  Pirkovska Zmijanac 
 
THEMELUES DHE DREJTOR EKZEKUTIV                    

М-r. Dragi Zmijanac