KUSH JEMI NE (Who we are)

Ambasada e parë për fëmijë në botë -Megjashi është OJQ ndërkombëtare e cila ka për qëllim mbrojtjen e fëmijëve dhe të drejtat e tyre, si dhe përfrocimin e lëvizjes OJQ për të drejtat e fëmijëve. Është themeluar në 29 prill të vitit 1992. “Megjashi” është përfaqësues për respektimin e personalitetit të fëmijës nëpërmjet të mbrojtjes të të drejtave të tyre, përfaqësues të interesave të fëmijëve dhe nëpërmjet të pasurimit të jetës me përmbajtje të cilat e bëjnë fëmijërinë të sigurtë dhe kreative. Gjithashtu  e forcon lëvizjen OJQ për të drejtat e fëmijës, duke e zhvilluar qasjen vullnetare në punë dhe kujdeset për zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës.

Lëvizjet shoqërore, institucionet dhe organizatat i dhanë vetes detyrë ta çrrënjosin padrejtësinë, duke krijuar ndryshime të njejta tek çdo fëmijë me sigurimin e mjedisit të sigurtë pozitiv dhe inkuarajues për fëmijët në fëmijëri të hershme. Si një nga organizatat udhëheqëse për të drejtat e fëmijëve në Maqedoni, ambasada e parë në botë për fëmijë Megjashi kontribuon në përmbushjen e kësaj detyre.

Megjashi është OJQ e parë e regjistruar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Republikën e Maqedonisë në periudhën e tranzicionit. Me aktivitetet e saj kontribuoi për zhvillimin dhe përforcimin e mendimit publik për të drejtat e fëmijëve, e theu heshtjen dhe vuajtjen e fëmijëve duke shpalosur  në publik shumë raste të keqëtrajtimit të fëmijëve dhe në mënyrë direkte u kyç në vendosjen e mekanizmave më efikase për mbrojtjen e fëmijëve.

 

 

1.1  Analiza e problemit

 

Në nëntor të vitit 1993 Maqedonia e nënshkruajti Konventën për të Drejtat e Fëmijës dhe  zhvilloi ligjet themelore të cilat i garantojnë të drejtat e fëmijëve si që është Ligji për mbrojtjen e fëmijëve. Por, që nga pavarësia Maqedonia përjetoi trazira ekonomike, sociale dhe politike. Resurset me të cilat disponon e kufizojnë angazhimin e Maqedonisë në përkushtimin e saj në drejtim të të drejtave dhe të mirëqënies të fëmijëve. Maqedona ka program për mbrojtje sociale për mbështetjen e fëmijëve, por kriza ekonomike për  momentin e ka deaktivizar efektivitetin e saj.

 

Edhe pse Maqedonia ka shkallë të ulët të vdekshmërisë të foshnjave, përsëri qasja e pabarabartë në shëndetësi dhe arsim në mes të popullatës urbane dhe rurale paraqet pengesë për realizimin e shkallës të ulët të vdekjes në Evropën Perëndimore. Mbi 92% e fëmijëve në Maqedoni janë të imunizuar dhe të mbrojtur nga sëmundje si që është tuberkuloza, polio dhe rubela. Fëmijët pregatiten për shkollë fillore nëpërmjet edukimit formal parashkollor si dhe nëpërmjet iniciativave për mësim të hershëm në komunitet e cila ka për qëllim zhvillimin e aftësive njohëse të fëmijëve.

 

Megjithatë, 8% e fëmijëve nuk janë të vaksinuar dhe 10% e fëmijëve Romë asnjëherë nuk kanë qenë në shkollë. Rreth 2% e fëmijëve nuk regjistrohen me lindjen e tyre. Edukimi parashkollor vizitohet vetëm nga 12% e fëmijëve. Fëmijët nga komunitetet rurale dhe të varfëra kanë probleme në qasjen tek shërbimet sociale themelore si rezultat i pikëpamjeve tradicionale mbi martesat e hershme të vajzave, angazhimi i fëmijëve në punë në moshë të re dhe gjendjes të vështirë ekonomike. Fëmijët të cilët punojnë dhe lypin nëpër rrugë edhe më tej vazhdojnë të paraqesin sfida për vendin me qëllim që të punojë në realizimin e të drejtave të fëmijëve.

 

Në fillim të vitit 2001 në Maqedoni shpërtheu konflikt etnik ndërmjet Maedonasve etnik dhe Shqiptarëve etnik. Në periudhë prej nëntë muaj luftime të vazhdueshme rreth 170.000 njerëz u zhvendosën. Armiqësitë mbaruan në vjeshtë të vitit 2001 me nënshkrimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

 

Shumica e të zhvendosurve tanimë janë kthyer në komunitetet e tyre. Megjithatë, tensioni ndëretnik ende është prezent dhe shumica frigohen nga një konlfikt afatgjat i mundshëm. Mundësitë e pakta ekonomike ndërlidhen me tensionet etnike e cila ka një vazhdueshmëri nga konflikti i vitit 2001. Papunësia në disa zona të prekura nga konflikti arrin edhe 80%.

 

Pas nëntë muajsh konflikt, situata në Maqedoni më në fund filloi të stabilizohet në vjeshtën e vitit 2001. Pjesë përbërëse e këtij problemi është mungesa e besimit mes bashkësive etnike në  zonat e kthimit duke promovuar realitetin dhe / ose perceptimin për sigurinë dhe mbrojtjen.

 

Tensioni etnik i tërhequr zvarrë ende ekziston, veçanërisht në zonat në të cilat kishte konflik të drejtpërdrejtë në vitin 2001. Bashkëpunimi ndërmjet grupeve etnike të ndryshme është i rrallë, dhe numri më i madh i komuniteteve karakterizohet nga tendenca thjesht të ekzistojnë. Shumica kanë frikë nga një tjetër konflikt i nxitur në bazë etnike

 

Në arsimin e mesëm edhe pse Maqedonasit etnik dhe Shqiptarët etnik e vizitojnë të njëjtën shkollë, orët janë ose në gjuhën maqedonase ose në gjuhën shqipe. Kjo edhe më tej i ndan Maqedonasit etnik dhe Shqiptarët etnik në grupe të veçanta, duke parandaluar kështu dialogun në klasë, tolerancën dhe bashkëpunimin multietnik. Aktivitetet të cilat do t’i afronin të rinjtë, Maqednoasit etnik dhe Shqiptarët etnik dhe në mënyrë kuptimplote do të trajtojnë ndarjen etnike janë të rralla dhe shpesh herë të kufizuara në aktivitete të cilat realizohen vetëm një herë.

 

1.2  Si filloi gjithçka

 

Si reagim ndaj luftës e cila shpërtheu në ish Jugosllavi në qershor të vitit 1991 rajoni rreth fshatit Megjashi u shpall si “Shteti i parë për fëmijë në botë”. Fshati ndodhet në kufirin ndërmjet Bosnë dhe Hercegovinës, Serbisë dhe Kroacisë. Me formimin e shtetit të parë për fëmijë , babai ideologjik i vendit, Dushko Tomiq shpresonte se vatrat e doktrinave nacionaliste dhe fetare do të qetësohen. Projekti Megjashi tërhoqi vëmendje të madhe kah vetja nga mediumet e ish Jugosllavisë dhe ato Evropjane, duke prezantuar botë pa dhunë në të cilën respektohen të drejtat e fëmijëve.

 

Në prill të vitit 1992 nga Sarajeva u dërgua një thirrje dramatike për evakuimin e përkohshëm të mijëra fëmijëve të cilët kishin nevojë që të shpëtohen nga bombardimet shkatërruese. Ky apel u dëgjua në Shkup dhe Gordana Pirkovska Zmijanac dhe bashkëshorti i saj Dragi Zmijanac morën iniciativën që të themelojnë Ambasadën e parë të fëmijëve në botë- Megjashi. Kësaj i pasoi formimi i urës ajrore nga Sarajeva kah Shkupi përmes të cilës rreth 6000 nëna dhe fëmijë gjetën strehim në Maqedoni. Pas mbështetjes të parë emergjente për fëmijët nga lufta në ish Jugosllavi, Megjashi u konsolidua. Megjithatë, edhe në vitet në vijim Megjashi vazhdoi të ofrojë mbështetje për fëmijët e prekur nga lufta ose dhuna. Në fillim vetëm fëmijët dhe nënat nga ish Jugosllavia, më vonë rrugën kah Megjashi e gjetën edhe  refugjatët nga Kosova dhe Maqedonia. Gjatë ekzistencës të saj dhjetra mijëra nëna dhe fëmijë nga të gjitha religjionet dhe kombësitë gjetën siguri nëpërmjet mbështetjes të Megjashit.

 

Aktualisht, Megjashi është e njohur si OJQ udhëheqëse për përfaqësimin dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve. E theu murin e heshtjes në lidhje me të drejtat e fëmijëve, veçanërisht në lidhje me abuzimin fizik, seksual dhe ekonomik të fëmijëve, duke i shpalosur në publik një numër të madh të rasteve të abuzimit dhe duke i mbështetur në mënyrë të drejtpërdrejtë vendosjen e mekanizmave më efikas për mbrojtjen e fëmijëve. Si vërtetim i punës të saj, Megjashi e fitoi çmimin e parë për shoqëri qytetare dhe demokraci në vitin 2001. Çmimi u dha si mirënjohje për kontributin e qëndrueshëm për ngritjen e vetëdijes për të drejtat e fëmijëve, si dhe për fushatat e shumta dhe botimet në këtë fushë.

 

1.3  Qasja në punën e Megjashit

 

Qasja për zgjidhjen e konfloikteve. Koncepti i ndërtuar në bazë të përvojës shumëvjeçare të Qendrës për Veprim Paqësor nga Beogradi dhe Sarajeva është adaptuar për nevojat lokale. Koncepti bazohet në principin e interakcionit që synon kah tema. Fokusi i programit është si në vijim: rritje e ndjeshmërisë ndaj dhunës, komunikimi, ndërtimin e aftësive për punë ekipore dhe forcim. Qasja në grupe të përziera etnike kërkon që në mënyrë progresive të ketë hapësirë të sigurtë për trajtimin e tensioneve ekzistuese dhe frikën në mënyrë konstruktive.

 

Metodat e trajnimit karakterizohen me pjesëmarrje aktive dhe interaktive. Është i nevojshëm një nivel më i lartë i  përfshirjes e të gjithë pjesëmarrësve ku ato edhe pse janë në pozitë të sigurtë ato shtyhen në situata stimulative, përballen edhe i tregojnë qëndrimet e tyre, dëgjojnë çka kanë nevojë të tjerët të tregojnë dhe kanë mundësi ta analizojnë veten dhe të ndryshojnë.

 

Një nga qëllimet kryesore të tensioneve është njohja me konceptin themelor për zgjidhjen e konfliktit në mënyrë paqësore dhe aplikimi praktik i tij në jetën e përditshme.

Ideja është të vendosen përgjegjësitë themelore tek individët, të theksohet rëndësia dhe fuqia të  cilën e kanës si postulat të rëndësishëm për aksion konstruktiv në shoqëri. Komponentë mjaft e rëndësishme e trajnimit të pjesëmarrësve është momneti i transferit të përgjegjësive, përderisa ekimi i trajnerëve ka përgjegjësi për strukturimin e procesit. Dinamika e procesit në pjesën më të madhe është përcaktuar nga pjesëmarrësit nëpërmjet kyçjes të tyre përderisa liderët e ekipit u përshtaten interesave dhe nevojave të grupit. Sipas këti parimi të punës, duke e aplikuar këtë qasje dhe duke u lejuar hapsirë për përfshirje të të gjithë pjesëmarrësve arrihet efekti i inkurajimit të njerëzve që t’I shprehin ndjenjat dhe mendimet e tyre, të marin iniciativë dhe përgjegjësi. Metodat të cilat përdoren në puntori kanë për qëllim mësimin përmes përvojës dhe kërkojnë përfshirje të thellë intelektuale dhe emocionale duke i përdorur edhe lëvizjet e trupit.

 

Trajnimi përbëhet nga punëtori të lidhura me disa pyetje të ndryshme në mënyrë reciproke të plotësuara të cilat e ndjekin dinamikën e grupit, energjinë e grupit dhe aftësitë për të punuar në ato pyetje të cilat janë shumë të ndijshme dhe mund të shkaktojnë emocione të forta.

 

Tema më të shpeshta në trajnime janë: dhunë dhe jodhunë, kuptimin e konflikteve, analizë të konflikteve, punë ekipore, marrja e vendimit, komunikim i qetë, perceptim, supozime dhe stereotype, rolet gjinore në shoqëri, identiteti/ identiteti kombëtar, lidershipi, fuqi, ndërtimin e paqes, zgjidhje të konflikteve në mënyrë kreative. Zgjidhja e temavenë trajnim varet nga kohëzgjatja e trajnimit, grupi dhe ekipi i trajnerëve.

 

Në përgjithësi, grupi përbëhet nga 20 pjesëmarrës.

 

 

Objektivat kryesore të trajnimit

 

Ngritja e vetëdijes dhe fitimi i njohurive për konceptin dhe pyetjet në lidhje me dhunën (instruktive dhe konstruktive) , diverziteti, barazia dhe identiteti nacional, shoqëria qytetare, fuqia, të drejtat e njeriut, etj.

Zhvillim të aftësive: puna ekipore, komunikimi jo i dhunshëm, të kuptuarit, analizë dhe zgjidhje të konfikteve në mënyrë kreative, përballimi i stresit dhe frikës, përballimi dhe pranimi i fuqisë dhe diversitetit, etj.

 

Përforcimin e individëve me qëllim që të bëhen pjesmarrës aktiv në shoqërinë civile.

a)      Arsye për metodologjinë e propozuar

  1. Mobilizimi qytetаr jep mundësi për përfshirje masive të publikut, në mënyrë direkte ose indirekte, instituvcionet të cilat punojnë në problemet e përfshira në këtë projekt (Ministria e arsimit, mediat, shkolla të mesme të tjera, etj).
  2. Metodologjia interaktive dhe participative jep mundlsi për ballafaqim me probleme të ndijshme ( të cilat kërkojnë guxim) veçanërisht përgjegjësi, ndryshim të qëndrimeve, e cila ndihmon në zhvillimin e aftësive të komunikimit, aftësitë e bashkëpunimit, ballafaqim me emocione, ballafaqim me supouime, ballafaqim me diverzitet dhe fuqisë personale, dhe gjitha këto aftësi të rëndësishme për zgjidhjen konstruktive të konfliktit. Trajnimet synojnë kah fillimi i rishikimit të procesit nëpërmjet pjesëmarrjes aktive dhe bashkëpunim ndërmjet pjesëmarrësve, në të cilën i ndyshojnë qëndrimet e tyre dhe kërkojnë sjellje e cila do të ishte në pajtim me ndjenjat personale për përgjegjësi dhe sistemi i tyre i vlerave, trajnimet nuk kanë për qëllim ndryshimin e identitetit të pjesëmarrësve kah modele të sjelljes konkretisht të përcaktuar. Puntoritë e trajnimit kanë një strukturë të caktuar e cila e pregatit dhe e inicon procesin në sqarim dhe shqyrtim në vend që të japim përgjigje të gatshme dhe zgjidhje nëpërmjet pranimit të trenerëve/ liderëve të puntorisë e cila do të ishte e pranueshme nga ana e pjesmarrësve pa kritika. Trajnimi fillon dhe kërkon inspektim të vetë karaktereve të pjesmarrësve, fillon procesi i pranimit dhe dhënijes të kritikave konstruktive të cilat mund të arrihen në mjedis të mbushur me besim dhe përgjegjësi gjatë kohës të procesit të punës. Procesi i trajnimit nuk do të jetë i sukseshëm pa pjesëmarrës aktiv.

 

Rezultatet nga trajnimi janë të shumëllojshme: krijim të themelit të fortë për për proces më të qetë, lëkundjen e ndërgjegjes për të drejtat e njeriut, shqyrtimin e vetë supozimeve, kuptimin dhe pranimin e emocioneve, inkurajimin dhe krijimin e personalitetit, këmbimi i përvojave, efekti i shumëzimit duke i motivuar pjesëmarësit të japin kontributin e tyre në rrethin ku jetojnë.

Keqëtrajtimi i fëmijëve. Një nga rolet më të rëndësishme të Megjashit është të mundësojë mbrojtje efektive për fëmijët nga keqëtrajtimi dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve. Këto qëllime arrihen nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme të cilët u ofrojnë fëmijëve shërbime direkte, si për shembull: SOS telefonat për fëmijë dhe të rinj, ndihmë juridike, këshillim psiko-social, puntori për fëmijë dhe Qendër Ditore për fëmijë në rrugë e cila filloi me punë para shtatë muajve. Metodologjia e tij bazohet në parimet bazë të respektit, barazisë dhe përfshirjes duke përdorur metodat e jo dhunës zgjidhjen e konfliktit që të arrihet ndryshim i rëndësishëm dhe afatgjatë. Në realizimin e aktiviteteve të saj, Megjashi pranon ndihmë nga disa aktorë të jashtëm që t’i kryejë aktivitetete veta. Vullnetarët janë të përfshirë në shumicën e aktiviteteve, përderisa ambasadorët e fëmijëve janë emëruar për lobim dhe përfaqësim.

 

1.4  Pjesëmarrja e Megjashit në rrjete të ndryshme

Megjashi është e gatshme të punojë së bashku me OJQ-të e sapoformuara duke i këmbyer përvojat edhe resurset e tyre. Prandaj, Megjashi është anëtare e shumë organizatave vendase edhe ndërkombëtare, ndër të tjera Platforma Qytetare e Republikës të Maqedonisë, Global March Against Child Labor, Child Helpline International, Defense for Children International, Child Rights Information Network and European Children Network.

 

2.Shërbime të drejtëpërdrejta për fëmijë

Në emër të fëmijëve në Maqedoni dhe në botë, Megjashi kërkon përkrahje për shërbimet direkte për fëmijë, i promovon, i përkrah dhe përfaqëson mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Maqedoni. Megjashi e mbështetur nga vullnetarët e saj, ekspert të jashtëm, trajnerë dhe anëtarë të nderit të Megjashit, i realizon këto aktivitete.

Gjatë viteve, Megjashi krijoi dhe ofroi një sërë shërbimesh kreative, edukative dhe këshilluese për grupet e fëmijëve më të pafavorizuara. Në vitet në vazhdim për fëmijët më e rëndësishme është të vazhdojnë me këtë punë, e cila përbëhet nga:

-          Zhvillim të kapacitetit të linjës SOS për ndihmë të Fëmijëve dhe të Rinjve,

-          Linja për ndihmë ekziston më shumë se 15 vjet dhe ka pranuar mbi 17000 telefonata. Nga viti 2005 linja financohet nga Telekomunikacioni i Maqedonisë ashtuqë thirrjet janë pa pagesë. Ne kemi 15 vullnetarë që punojnë për linjën SOS të cilët janë studentë të punës sociale, psikologji dhe pedagogji. Vullnetarët udhëhiqen nga ekip i profesionistëve (punonjës social, pedagog, psikolog dhe defektolog). Në këët mënyrë Ambasada e mirëmban linjën.

-          Zhvillimin e kapaciteteve të shërbimeve juridike dhe sociale për fëmijët dhe familjet në gjendje për nevojë sociale,

-          Kemi avokat i cili punon në mënyrë vullnetare në raste të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Sa herë që kemi vërejtur se janë shkelur të drejtat e fëmijëve i marim punët në duart tona dhe reagojmë sipas rastit. Disa herë paraqesim kërkesë deri te Qendra për Punë Sociale, deri te Avokati i Popullit, Policia ose në ministrinë përkatëse. Kemi vepruar në shumë raste të cilët kanë rezultuar në të mirën e fëmijëve.

-          Qendra Ditore për fëmijë në rrugë u themelua para shtatë muajve- Punojmë me fëmijë nga e ashtuquajtura “lagja prej kartoni” në lagjet Aerodrom dhe Novo Lisiçe. Por me qëllim që të sigurojmë kushte më të mira për jetesën e fëmijëve gjithashtu do të punpjmë dhe bashkëpunojmë me prindërit.

 

2.1  Objektivat

Megjashi ekziston për respektimin e fëmijës përmes mbrojtjes të të drejtave të fëmijëve, me përforcimin e lëvizjes OJQ për të drejtat e fëmijëve, rritjes të zhvillimit dhe punës vullnetare dhe kujdes për implementim të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve.

Nga viti në vit, rritet numri i projekteve në të cilat punon Megjashi, dhe për këtë në planin e ri strategjik këto projekte janë të zhvilluara në programe. Plani i përcaktuar i punës ka për wëllim që ta arrijë qëllimin e lartëpërmendur si dhe përforcimin e kapacitetit të organizatës nëpërmjet realizimit të aktiviteteve. Rritja e kapacitetit të punës të të punësuarve nëpër organizata dmth kryerje më efikase të aktiviteteve programore, si dhe mbledhje të mjeteve në mënyrë më të sukseshme. Për vitet në vijim, megjashi i formulon objektivat e mëposhtme në punën e saj:

Megjashi është organizatë profesionale e cila mundëson shërbime direkte për fëmijët të cilët kanë nevojë për atë. Megjashi është e njohur si organizatë eksperte në fushën e problemeve të fëmijëve dhe e respektuar si partneer negociues me institucione dhe qeveri lokale dhe nacionale, dhe është e aftë për:

a)      Vazhdimisht zhvillon vizione të përbashkëta, teknika dhe metoda për promovim të të drejtave të fëmijëve në Maqedoni dhe Ballkan.

b)      Pregatit plane vjetore të veprimit, me përshkrim për përdorim efikas të të gjithë resurseve njerëzore në organizatë, si dhe zhvillim të menaxhimit të programit

c)      Përfaqësim dhe lobim në nivelin nacional dhe ndërkombëtar për ratifikimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës dhe të krijoj mbështetje publike për misionin e saj

d)      Lehtësim në themelim dhe zhvillim të rrjeteve rajonale dhe kombëtare.

2.3  Financat

Vitin e kaluar Ministria për Punë dhe Politikë Sociale na mundësoi mbështetje financiare për Qendrën Ditore për fëmijë në rrugë. Por, financat janë vetëm shtatë muaj. Që do të thotë se sa filluam me progres të fëmijëve projekti duhej të marojë. Nëse nuk vazhdojmë me punë, këto fëmijë do të këthehen në rrugë. Ne e siguruam hapsirën e nevojshme dhe pajisjen për Qendrën Ditore, i cili gjindet në afërsi të lagjes ku jetojnë fëmijët. Ne e kemi edhe automjetin tonë e cila i dërgon fëmijët nga shtëpitë e tyre deri tek Qendra Ditore, por për këtë na nevojitet mbështetje financiare për transport. Kjo me të vërtet është një pjesë e rëndëshishme në punën me fëmijët në rrugë.

Telekomunikacioni i Maqedonisë e mbështet linjën SOS, kështuqë duhet vetëm të sigurojmë resurse njerëzore. Gjithashtu, kemi 15 vullnetarë (punonjës social, psikolog, pedagog) por na nevojitet mbështetje financiare për shpenzimet për vullnetarët jo vetëm të linjës SOS por gjithashtu edhe për vullnetarët në shërbimet juridike.

Është shumë e rëndësishme që shërbiemt tona të jenë në dispozicion për fëmijët në Maqedoni.

Në doracakun e UNICEF-it, autorët, Zonja Sju Gilbert, shënoi:

“Maqedonia është e njohur për të drejtat e fëmijëve, pasiqë Ambasada e Parë për Fëmijë në Botë Megjashi u themelua atje”.