Shtëpi » Arkivi » 2009


Fushata për arsimin mbretë Rania nga Jordani 2009

Kemi kënaqësinë e veçantë t’Ju njoftojmë se edhe këtë vit në rrjedhë e sipër janë përgatitjet për Fushatën Globale për inkuadrimin e fëmijëve në arsim. Fushata është ndërkombëtare dhe në nivel botëror është koordinuar nga Global March Against Child Labour. Në nivel kombëtar fushatën e koordinon dhe e organizon Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë – Megjashi.


Në shtetin tonë ditë për ditë hasim në fëmijë, të cilët në mënyra të ndryshme janë të privuar nga e drejta e tyre themelore: e drejta për arsim. Qëllimi kryesor i kësaj fushate është inkuadrimi i të gjithë fëmijëve në arsim dhe mundësimi i shkollimit për të gjithë. Gjatë fushatës njëjavore, e cila do të zgjasë prej 20 deri më 26 prill të vitit 2009 do të organizohen disa evenimente. Më 22 prill nëpër shkollat anembanë botës do të mbahet LEXIMI I MADH, ku fëmijët do t’ia përkushtojnë një orë shkollore leximit të tregimeve dhe diskutimit për rëndësinë e arsimit.


Ngjarja kryesore në LEXIMIN E MADH do të mbahet më 22 prill në Sheshin e Qytetit në Shkup dhe në lokacione publike në komunat tjera në Maqedoni. Në këtë ditë shumë nxënës, arsimtarë, prindër, persona publikë lokalë dhe shumë të tjerë, do të marrin pjesë në leximin e tregimeve nga LIBRI I MADH, si dhe të tregimeve të veta, për rëndësinë dhe fuqinë e arsimit. LIBRI I MADH është krijuar nëpërmjet mbledhjes së tregimeve të pabesueshme jetësore, të rrëfyera nga disa prej personaliteteve më me ndikim në botë, të cilët flasin për rëndësinë e arsimit dhe për atë si arsimi mund ta ndryshojë botën. Sivjet tregimet e veta me tërë botën i ndanë: Nelson Mandela, Mbretëresha Rania nga Jordani (e cila është kryetare e sivjetme nderi e Fushatës Globale për arsim (java e aksionit), Alis Uoker, Dakota Blu Riçards, Paulo Koeljo, si dhe personalitete kombëtare dhe ndërkombëtare në Maqedoni, ndër të cilët janë ftuar: Simon Tërpçevski, Vllatko Stefanovski, Nora Shaqiri, Zhan Mitrev, Margarita Caca Nikollovska, Euro-ambasadori Ervan Fuere, Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës Simone Filipini dhe shumë të tjerë.

 

Më tepër informata për fushatën mund të gjeni në:
www.campaignforeducation.org
www.childrensembassy.org.mk