Shtëpi » Arkivi » 2009


Pedofilia dhe incestet s'kane te ndalur

Ilir IVANOVSKI


Shkup, 30 mars - Qasja e hapur ndaj pedofilise dhe trajtimi i saj ne menyre te ndryshme, krahasuar me te kaluaren, vazhdon ta nxjerre ne pah problemin, i cili sipas eksperteve, paraqet anomali shoqerore.

Pikerisht hapja e problemit dhe denoncimi i rasteve te keqtrajtimit te femijeve nga dita ne dite vazhdon te nxjerre ne pah rastet e shumta te abuzimit seksual te femijeve, por edhe incestet. Nese deri disa vite me pare turpi mbante te fshehur abuzimet dhe perdhunimet e femijeve, duke mbrojtur ne njefare menyre abuzuesit, pikerisht qasja e hapur ndaj problemit, sipas eksperteve, viteve te fundit nga abuzimet seksuale ka shpetuar dhjetera femije. Sipas tyre, pedofilia paraqet problem serioz psikologjik dhe anomali e shoqerise ne teresi. Nga hulumtimet e deritanishme te pedofilise ne vend, eshte konstatuar se kemi te bejme me dy lloje pedofilesh. Njeri prej tyre eshte i dhunshem dhe me tendenca psikopate. Pedofilet e atille i preferojne femijet ne pubertet dhe nuk pajtohen qe ata ne moshe 15 vjecare te quhen femije. Sipas tyre, adoleshentet jane individe te rritura, ndersa marredheniet seksuale me to jane normale. Lloji i dyte i pedofileve eshte ai i atyre personave qe nuk kane kryer asnje veper tjeter penale, pervec abuzimit te femijeve. Ky lloj pedofilesh veprat zakonisht i kryen nepermjet manipulimit te femijeve, ndersa rralle perdor forcen per t'ia arritur qellimit. Pervec pedofilise, permasa shqetesuese ka marre edhe incesti. Pikerisht qasja e hapur edhe ndaj ketij problemi besohet se eshte arsyeja qe koheve te fundit ne opinion te dalin nje numer i konsiderueshem rastesh, kur baballaret vite me radhe seksualisht kane abuzuar me vajzat e tyre.
Sipas Ambasades se pare te femijeve "Megjashi", midis arsyeve qe ndikojne ne rritjen e numrit te rasteve te pedofilise, mund te permenden denimet e lehta qe u shqiptohen abuzuesve. "Rreth nje e treta e pedofileve jane denuar me 6 ose 12 muaj heqje lirie. Me 3 deri ne 5 vjet jane denuar rreth shtate per qind te pedofileve, ndersa me denimin maksimal nga 5 deri ne 10 vjet burg jane denuar vetem nje per qind e abuzuesve seksual te femijeve. Pikerisht denimet e uleta jane nxites te pedofilise dhe prandaj ne kemi kerkuar burgun e perjetshem si mase preventive, pasi qe praktika e deritanishme ka treguar se 90 per qind te pedofileve riperserisin vepren", thone ne Ambasaden e pare te femijeve "Megjashi". Nder te tjera ne "Megjashi" propozojne kujdes me te madh per femijet nga ana e prinderve, por edhe qasje ne regjistrat me emrat e pedofileve te denuar, per te mundesuar siguri me te mire per femijet.


http://www.koha.com.mk/a02.html


31.03.2009