Shtëpi » Arkivi » 2009


Maqedonia ka rreth 40 mijë të pa shkollë


Kanë kaluar plot dy vjet, që kur Qeveria e Maqedonisë mori përsipër të realizojë planin aksionar për kyçjen e të gjithë fëmijëve në procesin edukativo arsimor dhe nuk është bërë thuajse asgjë në këtë drejtim. Kështu, konstaton njeriu i parë i Ambasadës së parë të fëmijëve “Megjashi”, në Shkup, Dragi Zmijanac, që të mërkurën me përfaqësues të ambasadës kanë rikujtuar ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Pero Stojanovksin se “pikërisht në këtë vend, para dy viteve, kyeministri dhe ministri i atëhershëm i Arsimit nënshkruan dokumentin me të cili garantonin se do të angazhohen që të gjithë fëmijët të ky;en në procesin mësimor”, tha Zmijanac. Të mërkurën, një grup fëmijësh nga të gjitha qytete e Maqedonisë, u tubuan në sheshin kryesor të Shkupit për t’ju bashkangjitur kampanjës botërore “Arsim për të gjithë”.


“Jemi këtu që të apelojmë përfshirjen të gjithëve në arsim, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre fetare, etnike, racore dhe moshën”, tha Mide Nexhipi, përfaqësuese e organizatave joqeveritare nga Kërçova, që bashkë me gjashtë fëmijë kishin ardhur t’i bashkëngjiten marshit “Arsim për të gjithë”. Në Maqedoni janë rreth 18 e 500 fëmijë, të moshës shkollore që gjenden jashtë procesit arsimor si dhe 20 mijë të rritur që nuk kanë kryer shkollim. Zmijanac, drejtorit ekzekutiv i “Megjashit”, thotë se rreth dy mijë fëmijë të moshës shkollore, çdo ditë bredhin rrugëve dhe për pasojë bëhen viktimë e prostitucionit, lypjes dhe devijimet të shumta shoqërore. “Vetë ministrat e përparshëm të Arsimit dhe të Punës dhe Politikës Sociale kanë raportuar se 5 për qind e fëmijëve nuk shkojnë në shkollë”, pohon ai, për të shtuar se në bazë të përllogaritjeve të bëra i bie që mbi 18 mijë e 500 fëmijë të moshës prej 6 deri në 18 vjet nuk janë të përfshirë në procesin mësimor. “Megjasi” kërkon që të gjithë fëmijët të kyçen në procesin edukativ - arsimor, të ritet buxheti i arsimit, të shtohen paralelet dhe të punësohen më shumë arsimtarë si të sigurohet ushqimi dhe librat falas për fëmijët që vijnë nga familje me status të rrezikuar social. “Informacionet tona flasin se fëmijët që ndodhen jashtë procesit, sepse prindërit e tyre nuk i dërgojnë në shkollë për shkaqe ekzistenciale financiare”, thotë Zmijanac.

 Përfaqësues të Ambasadës së parë të fëmijëve “Megajshi” në Shkup, që janë të angazhuar në projektin për ndërtimin e kulturave, do të përgatisin edhe raportin për gjendjen e fëmijëve në Maqedoni, të cilin do ta mbojnë në Gjenevë, në konferencën e fëmijëve që pritet të mbahet së shpejti. Ministri Pero Stojanovski, të mërkurën priti përfaqësuesit e Ambasadës së fëmijë dhe i njoftoi angazhimet që do të merren.

 “Megjashi”djhe organizata të shumta joqeveritare, të mërkurë u solidarizuan me 774 milion njerëz të rritur dhe 75 milion fëmijë të pashkolluar në botë, si dhe 18 mijë e 500 fëmijë dhe 20 mijë të rritur nga Maqedonia duke ë kërkuar të drejtën elementare të shkollimit të tyre, të garantuar jo vetëm me konventat ndërkombëtare por edhe me Kushtetutë.

 

Lajm, 23 prill 2009

http://lajmpress.com/index.php?faqe=shfaqlajm&id=5110